"Shprehur në vargje" mbahet në Shkodër! (FOTO)

13 Tetor 2024, 18:52Kulturë TEMA
"Shprehur në vargje" mbahet në Shkodër! (FOTO)

Në kuadër të muajit të letërsisë dhe 113 vjetorit të lindjes së poetit MIGJENI, Qendra për Hapje dhe Dialog zhvilloi në mjediset e gjimnazit “Jordan Misja“ aktivitetin "N'emën të andrrës Migjeniane".


I gërshetuar mes poezisë, prozës dhe këngës për rininë, atmosferës së interpretimit rinor iu bashkuan edhe aktorët e Teatrit “Migjeni” si Jozef Shiroka, Agron Dizdari dhe Raimonda Marku.

Angazhimi i nxënësve dhe puna profesionale e mësuesve në drejtimin e znj. Blediana Osja, përcolli emocione të papërsëritshme në interpretimet të cilat u shoqëruan nga tingujt e violinave.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje