Millosh Gjergj Nikolla i njohur më shumë përmes nofkës Migjeni, ka qenë një poet dhe prozator i shquar shqiptar. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma. Ndikimi i tij mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Migjeni: Mjerimi s’do mëshirë, do vetëm të drejtë.
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi
Shpresa vdes e fundit, prandaj falim e shpresojmë.
Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e ma thellë.
Ambëlsinën, ambëlsinën e jetës kërko ta gjesh se e hidhuna e jetës vjen vetë. A.K./TemA
Migjeni nuk duhet te merret si pike referimi per letersine shqipe. Latini ka thene: Nje mendje e shendoshe, ne trup te shendetshem. Kurse komunizmit i leverdiste Migjeni, per te bindur popullin se ka pas dhe me keq, ndaj me pranoni mua. Realiteti ne kohen e Zogut ka qene tjeter( i begat) dhe ai, Migjeni nje mesues me rroge te mire, paguar me flori, por ishte semundja qe ai nuk arrinte ta shijonte rrogën .Komunizmi deshi te plotsoj te kunderten: Nje mendje e shendoshe, ne trup te semure!!!??? A nuk qe i semure Enveri qe na beri te kacavirremi si majmun ne hekurat e dyqaneve ku shitej buka e misrit, gatuar me miser gjysme te kalbur. Kur jemi semure nuk na pelqen asgje, uje na duket i hidhet dhe vete natyra tejet agresive!!!??? Migjeni dridhej nga te ftohti dhe ne vapen e gushtit. Mendoni sa e tmerrshme ishte per te kur binte bore e frynte veri.
Migjeni nje poet i revoltuar por keqperdorur nga Enverizmi. Nuk e shijoj Migjenin si poet me i mire i shqiptareve te kohes se tij.
Mund të ndodhë që poetët edhe mund të pajtohen me vuajtjet e tyre, ose mund të mos jenë duke vuajtur, por u kushtojnë poezi vuajtjeve sepse janë të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të njeriut në përgjithësi. Thënia mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë është formuluar për qëllime didaktike, për t'i nxitur njerëzit t'i përkushtohen shëndetit. Po të jetë për shëndet fizik, budallenjtë e kanë ku e ku më të mirë se të mençurit.
Migjeni është nga poetët më të mirë shqiptarë.Jo po Enveri jo po Zogu,Migjeni ishte poet me shpirt,human,vargu i fundit është aktual,jetoje jetën me mundsit që ke