E aksidentuan gjatë operacionit të FBI në SHBA, aktori shkodran: Më shpëtoi mjekja shqiptare

25 Shtator 2024, 12:12Kulturë TEMA
E aksidentuan gjatë operacionit të FBI në SHBA, aktori shkodran:

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, arttisti i madh shkodran Sandër Ruçi rrëfeu “takimin” e tij me vdekjen gjatë kohës që ishte në SHBA.

Ruçi tha se është aksidentuar nga një makinë e FBI-së ndërsa ndiqnin një kriminel. Ai tha se për 35 minuta ishte i vdekur, dhe e ka parë veten të zgjuar më pas në sallën e operacionit.

Pranvera Borakaj: Ka momente deçizive në jetën e një artisti që mund të ndryshojë disi, një sëmundje ose një aksident?

Sandër Ruçi: Kam patur një aksident. Siç ndodhi rasti i Bogdanit, unë se kam njohur atë djalë po më janë mbushur sytë me lot. Unë kam vdekur ashtu në Amerikë. Natën e Shën Kollit kam shkuar për të blerë fruta, poplicia ka qenë duke ndjekur një njeri, me ata ishte dhe FBI, duke ecur, ai nuk mundi të frenojë dhe goditi makinën, vetëm kur kam parë veten në sallë të operacionit. Doktoresha për fat ishte shqiptare me origjinë nga Kosova, një grua e shkëlqyer. Kujt i kam rënë i thashë? Jo tha nuk i ke rënë të kanë rënë. Kë vdekur 35 minuta, ke thyer qafën. Këtë e di? Si e di mo më tha? Kam dëgjuar gruan. Kam thyer 3 brinjë, klavikulën, kemi patur frikë më tha mos ke patur gjë nga trutë. Më ka ardhur memoria si me çelës. Kam ndejtur 4 ditë në spital, nuk mund të çohesha. Doja të shkoja në banjë vetëm, kam dalë si në karnavale të Korçës, dhe aty më thotë gruaja të kam pa shpinën si me qenë rrahur në bejsboll. Pas katër ditësh shkoj në shpi për Krishtlindje. Kam pirë një gotë verë dhe aty të nesërmen ka shkruar “Notre Dame”. /Vizionplus.tv/

6 Komente

  1. B
    Beqiri

    Te shkuara e te harruara...dhe te uroje gjithe te mirat.Nuk e kam me ty ,por e kam me gazetarin: Artist i madh!!!! As qe e kam degjuar kete emer dhe duhet te kini kujdes me keto emertesa.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      S’ta ka fajin gazetari ty! Gazetaret e mero qerosit kane shume mangesi në shtjellimin e ngjarjeve dhe gabimet trashanike ortografike,por në ket rastin e Sander ruçit me te drejte e quajne artist të madh Ti besoj ke lindur në 1997 Ka pasur shqiperi edhe para se te lindje ti !

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klajdi

        Pershendetje Sander!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali Kari

        Tani si do bëhemi te njohur pa dale ne gazeta, per te rrahurit te aksidentuarit dhe per te vdekurit duhet te lavdërohen , ky palloshi shyqyr si ka shpëtuar, paska qene me fat se ka marre eshe nje dore para nga siguracioni te paktën mbi $300.000

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parruca

          O Shkodran prej Puke, fakti qe ka pas qene aktor qe ne vitet ‘90 nuk e ben detyrimisht te madh. Sandri ka qene aktor i dores se dyte ne Shkoder, dhe ne nivel kombetar ka qene gati i panjohur. Dhe sic thote Beqiri nuk eshte aspak i madh. Shkodra ka pas shume humoriste te medhenj por Sandri nuk ben pjese tek ata. I uroj shendet e jete. Nga dikush qe nuk ka lind ne ‘97.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Noci

          O njerez t'a çuditshem.Perse e keni manine te ulni vlerat e dikujt qe nuk e njihni fare dhe paturpësisht dikush e fyen.Ju nuk kene faj se jeni mësuar tani me humoret banale neper tv dhe kafe.Sander Ruçi ka qene nje nder aktoret me te mire te Estrades se Shkodres,edhe pas vitit 1990, derisa emigroi ne SHBA dhe kur emigroi nuk e kishte gjendjen per te ikur,por e shantazhuan,sepse ne ate kohe kishte edhe nje furre buke.Te pakten mjaftohuni per kedo ne keto raste vetem me nje ngushellim e jo me insinuata.I uroj Sandrit jete te gjate dhe te mos harroje humorin,qe e ka patur mikun me te mire

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje