Edi Rama vë në dukje transformimin e AQSHF

20 Janar 2026, 10:50Kulturë TEMA
Edi Rama vë në dukje transformimin e AQSHF

Kryeministri Edi Rama vuri në dukje dje rëndësinë e transformimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit duke e cilësuar investim thelbësor për kujtesën dhe identitetin kulturor të vendit.

“Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton”, shkroi Rama në rrjetet sociale, teksa theksoi se ruajtja dhe digjitalizimi i trashëgimisë filmike është një mision kombëtar.

Procesi i transformimit përfshin modernizimin e infrastrukturës dhe godinës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përmban një pasuri të çmuar të kinematografisë shqiptare, me filma artistikë, dokumentarë dhe kronika që pasqyrojnë dekada të jetës shoqërore, kulturore dhe politike të vendit. A.K./TemA

2 Komente

  1. L
    Lot

    cfare lajmi hahahaha

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muhabete Rame

      Duket si bordellot e lira të Holandës, për të vobektit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje