Ekspozita “Dy batica”, artistet nga Mali i Zi prezantojnë artin e tyre në Korçë

23 Prill 2025, 09:52Kulturë TEMA
Ekspozita “Dy batica”, artistet nga Mali i Zi prezantojnë artin

Artistet Vahida Hasanaga Nimangbegu dhe Mersiha Resulbegoviq Mavriq sollën ekspozitën e tyre të parë me piktura në qytetin e Korçës.

Artistet Malazeze punojnë në stilin abstrakt ndërsa kjo ekspozitë erdhi si një dialog visual midis dy personaliteteve krijuese të cilat përmes gjuhës së artit ndajnë mendime, ndjenja dhe këndvështrime të ndryshme për botën moderne.

“Më ka pëlqyer shumë. Kam dashur shumë të vij me një ekspozitë. Kam sjellë veprat e mia të sjellë me frymë moderne. Jetoj në Ulqin dhe ngjyrat e këtij qyteti rezultojnë në pikturat e mia”, tha piktorja, Vahida Hasanaga Nimangbegu.

“Vij nga Ulqini, nga një qytet bregdetar dhe në punimet e mia jam frymëzuar nga deti apo nga qytete të vjetër. Mbizotëron ngjyra e kaltër”, tha piktorja Mersiha Resulbegoviq Mavriq.

Kjo ekspozitë vjen si një urë komunikimi mes dy vendeve fqinje duke forcuar lidhjet historike dhe kulturore mes tyre.

Ekspozita e cila u titullua “Dy batica” e çelur nën kujdesin e Qendrës së Artit, Kulturës dhe Inovacionit, erdhi si një kujtim që arti nuk njeh kufij.

/RTSH/

Lini një Përgjigje