Ekspozitë nga Dhimitraq Robo, artisti fierak çel ekspozitën në galerinë “Vilson Kilica”

30 Prill 2025, 10:25Kulturë TEMA
Ekspozitë nga Dhimitraq Robo, artisti fierak çel ekspozitën

Në  galerinë  “Vilson Kilica”  të qytetit të Fierit është  hapur ekspozita me grafika e piktorit fierak Dhimitraq Robo. Artisti sjell grafikat interesante të cilat shfaqin elemente autoktone të jetës myzeqare, objekte që dikur janë  përdorur në jetën e përditshme por edhe në  institucionet e besimit.

“Është lirshmëria dhe trajtimi artistik i grafikës bëhet me trajtime kompozicionale, me koncepte të stilizuara. Galeria ime trajton tema simbolike dhe metaforike”, u shpreh piktori Dhimitraq Robo.

Mes elementeve të tokës, ujit  dhe zjarrit studiuesi Maksim Zarka veçon dashurinë e piktorit për traditën myzeqare, lidhjen e punimeve te grafikes me elemente autoktone të etnografisë.

“Grafika e tij është e qetë është e bukur, është e gdhendur me dëshirë dhe dashuri”, u shpreh studiues arti, Maksim Zarka.

Ekspozita e piktorit Dhimitraq Robo, do të qëndrojë e hapur për vizitorët në galerinë “Vilson Kilica” të Fierit  deri ne fillim te muajit maj.

/RTSH/

Lini një Përgjigje