Orkestra Simfonike e RTSH do të mbajë një koncert nën dirigjimin e Gridi Kraja dhe në violinë të Elvin Hoxhës.
Ato, në koncertin e datës 16 Janar te Salla e Universitetit të Arteve në orën 19 :00 do të interpretojnë pjesë nga Samuel Barber e Ludvig Van Bethoven, uvertura dhe adagio për harqe si dhe koncerte për violinë.
Elvin Hoxha është një muzikant shumë i njohur në botë, solist dhe një prej krenarive të muzikës shqipe. Ai është me origjinë nga Shkodra dhe babain e ka pasur gjithashtu muzikant.
Babai është në pension por ka qenë violinçelist i filarmonisë së Stambollit, mamaja është nga Azerbajxhani, edhe ajo muzikante.
Për të gjithë dashamirësit e muzikës së mirë ky koncert është një top rekomandim. A.K./TemA
Lini një Përgjigje