Zyliha Miloti mbush 80 vjeç sot. Aktorja e madhe e Teatrit Migjeni ka marrë dhe një urim të veçantë nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci.
Postimi i plotë:
"Sot dua një urim nga të gjithë ju për 80-vjetorin e lindjes së Mjeshtres së Madhe, Zyliha Miloti.
Që në moshën 14-vjeçare, ajo u ngjit për herë të parë në skenë dhe 66 vite më pas, vazhdon ende të dhurojë humor të pakrahasueshëm.
Me personazhe që na kanë bërë të qeshim e të reflektojmë, dhe batuta që kanë kaluar nga një brez te tjetri, Zyliha Miloti ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e humorit shqiptar.
Duartrokitjet e Shkodrës nuk mbarojnë kurrë për ty.
Jetë të gjatë, ikonë!"- shkruan Beci në fb.
A.K./TemA
E nderuar !
Po,vertete,ikone e humorit shqiptar eshte Zyliha Miloti. Shume respekt per gjithe krijimtarine e saj.
Nuk vine me aktore te tille