Në pikturën “Shi në Tiranë” e Kol Miletës, paraqitet një pamje urbane e kryeqytetit nën shi.
Ngjyrat dominuese janë të kuqe të errëta, okër dhe të zeza, të cilat krijojnë një kontrast të fortë mes dritës së ndërtesave dhe errësirës së rrugës. Pemët e zhveshura, me trungje të errëta dhe forma të shtrembëruara, ndajnë kompozimin dhe i japin pikturës një ndjenjë dramatike e melankolike.
Piktori Kol Mileta ka mbaruar Shkollën artistike “Prenkë Jakova” Shkodër dhe më vonë është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1989. Që në shkollën e mesme u dallua për talent të spikatur, shije estetike të vecanta në punët e tija, një artist që zhvilloi talentin e tij në Akademinë e arteve në Tiranë.
Mileta i qëndron besnik penelit, duke krijuar vit mbas viti punë me vlera artistike, me penelata të cilat prezantojnë, arketipe, histori, traditën, dritën, kulturën e qytetit të Shkodrës dhe Shqipërisë. Mileta edhe mbas largimit në Itali, punon me pikturën e vërtetë, duke qëndruar besnik formimit të tij akademik dhe artistik.
Punët e piktorit Kol Mileta mund të lexohen si një sistem shenjash vizuale ku figura, ngjyra, kompozimi dhe raporti me hapësirën funksionojnë jo vetëm si elemente estetike, por si bartës kuptimi kulturor dhe emocional. /MAPO/
Lini një Përgjigje