LIBRI I DITËS: "Antifashizmi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore"- Monument i lirisë dhe kujtesës kombëtare

10 Janar 2026, 12:47Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Antifashizmi shqiptar në Luftën e Dytë

1. Shumica e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore si rrallë herë në historinë e tyre me vullnet të lirë dhe pa impornim zgjodhën rrugën më të drejtë për të rifituar lirinë dhe pavarësinë e tyre përmes rezistencës antifashiste dhe luftës çlirimtare kundër shteteve pushtuese fashiste.

II. Shqiptarët për herë të parë pas epokës së Skënderbeut u bashkuan me aleatët perëndimorë dhe antifashistë në gjirin e Kombeve të Bashkuara kundër forcave të regresit më të madh të njerëzimit dhe dhanë kontributin e tyre modest në fitoren e progresit, të humanizmit, të paqes e të sigurisë ndërkombëtare.

III. Shqiptarët për herë të parë me luftën e tyre u imponuan si subjekt e faktor ndërkombëtar dhe nuk lejuan të trajtoheshin si më parë në kulisat e politikës e të diplomacisë të Fuqive të Mëdha që vendosnin për fatin e tyre dhe të Shqipërisë pa i pyetur e duke i nëpërkëmbur.

IV. Lufta Antifashiste NacionalÇlirimtare dhe reshtimi krahas Aleatëve të Mëdhenj të Kombeve të Bashkuara forcoi pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe e shpëtoi atë nga disa përpjekje që u bënë pas saj për t'i cënuar integritetin territorial dhe ndërhyrjen në punët e brëndshme.

V.Orientimi nga aleanca e madhe antifashiste e Kombeve të Bashkuara nuk ka qënë një proces dhe vendimmarrje e lehtë por kaloi përmes përplasjes së dy qasjeve, midis forcave politiko-ushtarake që kishin përqafuar antifashizmin, luftën nacionalçlirimtare dhe atyre që ose u vunë hapur në shërbim të pushtuesve ose flirtuan me ta. Pjesa e vogël e shqiptarëve që nuk e kuptuan kohën ku jetonin ose që për interesa të çastit e llogari të gabuara u orientuan nga antihistoria ose qëndruan mënjanë, nuk ishin të gjithë armiq, kishte mes tyre dhe njerëz me një të kaluar atdhetare. Ata mund të ishin në të drejtën e tyre për të kundërshtuar komunizmin si ideologji dhe bartësit e saj, por gabuan kur i luftuan ato përmes aleancës me të keqen më të madhe që ka njohur njerëzimi përgjatë historisë së tij deri në atë kohë, fashizmin e nazizmin.

VI. Antifashizmi shqiptar mbetet një monument i madh që duhet nderuar e respektuar. që duhet t'i bashkojë shqiptarët dhe jo t'i ndaj ata.Ai mbetet një vlerë e pashlyeshme e të kaluarës por edhe një kujtesë e tërheqje vëmëndje për refleksione për vigjilencë përballë sfidave të mëdha ndaj paqes dhe sigurisë që po kalon bota sot.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR

TITULLI: "Antifashizmi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore"

KATEGORIA: Autorë Shqiptarë

SHTËPIA BOTUESE: Akademia e Shkencave

/MAPO/

2 Komente

  1. S
    Shqiperia e shqiptareve..........

    Eh mor Paskal. Vazhoni ta terheqni kraben, ose ta ngecni tek lufta. Po mire mor Paskal, e quani veten profesor, akademik, diplomat, shkrimtar. Tregoni te verteten, ishte ai drejtim qe moren ata qe luftuan,( qe u vetequajten fitimtare).Ai drejtim qe sodhi vuajtje, mjerim, skamje, urejtje, shkaterim, vdhavrasje e te tjera te keqia per 45 vjet. Çfarë i gjeti romunet, budhgaret apo te tjere shtete qe u rjeshtuan sipas jush ne drjtimin e gabuar. Çfarë i gjeti turqit qe ndenjen asnjanes. E tregoi 90 ta ,kur morem rruget jashte vendit. Dukeshim si kafshe te ardhura nga xhungla. Pasojat e kujt ishin? Tani na hiqeni si demokrate. Ishin pasojat e atyre clirimtareve qe u arit deri aty, ne 90tat. Pale i quani italianet dhe gjermanet, pushtues. Pastaj , anglezet, amerikanet, jugosdhavet, ruset, kinezet, europianet, sikur kane dashur te keqen tone. E keqja ishin ata qe luftuan. Qe vrane njerez te pafajshem, qe futen urejtien ne mes popullit, qe shkateruan fene, ekonomine e cdo gje tjeter. Merni kurajon dhe flisni drjet, ne keto vite jete qe ju ka ngelur.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agron

      Shqiperia e shqiptareve...vazhdoje parrullen e ballisteve...vdekje tradhtareve! Tradhtaret, qe u bashkuan me Gjermanine naziste paten fundin e merituar. Edhe sot, populli nuk i voton fare. Po fare. Bashkohen me PDne me te marre ndonje deputet dhe...e tradhetojne PDne sa here ua lyp interesi... Rumanise iu hoqen territore. Le te kujtojme ketu Moldavine.Hungarise iu hoq Vojvodina, nje nga zonat me pjellore. Po sa territore iu hoqen Gjermanise apo Italise. Ti, qe shfaqesh me parrullen balliste, nuk i di keto? Mos ngaterro cfare beri regjimi komunist pas luftes por, sa i perket luftes NCL, Amerika e vendet e tjera Perendimore, perkrahen partine komuniste. Kaq...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje