TKOB e nis sezonin e ri artistik me kryevepra, ndër to Dvorak dhe Mendelssohn

9 Janar 2026, 11:28Kulturë TEMA
TKOB e nis sezonin e ri artistik me kryevepra, ndër to Dvorak dhe

Teatri Operas dhe Baletit e nis vitin e ri artistik me kryeveprat botërore të DVORÁK dhe MENDELSSOHN.

Një mbrëmje ku muzika bëhet peizazh, kujtesë dhe udhëtim, teksa dritat e skenës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe të Ansamblit Popullor, ndizen me romantizmin evropian.

Gjithçka nis e merr frymë nëpërmjet valëve të Hebrides, melankolisë së thellë të violonçelit dhe frymës epike të Simfonisë “Skoceze”.

Një nga violonçelistët më të talentuar, fitues i çmimit Queen Elisabeth, Julien-Laferrière vjen në skenën e TKOBAP-së për të sjellë një mbrëmje të freskët së bashku me dirigjenten 19 vjeçare, Olha Dondyk.

Nga jehona e detit të veriut te zëri intim i shpirtit, nga Dvořák tek Mendelssohn, në një përjetim që fillon në skenë dhe vazhdon brenda nesh. A.K./TemA

Lini një Përgjigje