Kjo pikturë e Arben Kristanit paraqet një peizazh të qetë dhe të gjallë të Përmetit, me lumin Vjosë që rrjedh, duke reflektuar ngjyrat e thella të gjelbra dhe blu. Në këtë vepër vëmë re urën, një element simbolik që tregon lidhjen mes natyrës dhe qytetit.
Malet dhe ndërtesat në sfond plotësojnë atmosferën e qetë, ndërsa penelatat energjike i japin pikturës një ndjesi lëvizjeje dhe jetë.
Arben Kristani, lindur në Përmet dhe banues në Durrës, është një ndër piktorët më të sukseshëm të gjeneratës së të arteve figurative.
Në veprën dhe artin e tij figurativ, në teknikën e vajit, akuarelit dhe grafikës evidentohen punë në gjinënë e peizazhit, portretit, natyrës së qetë, eksperimentime estetike, arti modern, etj.
Ka çelur mbi 15 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në tri të përbashkëta, në Durrës, Tiranë dhe në Përmet, qytetin e tij të lindjes, si dhe në kolonitë në Ersekë dhe Lezhë.
Arben Kristani ka marrë pjesë në “koloni ndërkombëtare piktorësh” dhe ka ekspozuar punimet në vende të ndryshme të rajonit dhe në botë. /mapo/
Lini një Përgjigje