Gonxhja: Nuk ka pasur probleme për Xhaminë e Plumbit në Shkodër pavarësisht reshjeve (VIDEO)

8 Janar 2026, 08:38Kulturë TEMA
Gonxhja: Nuk ka pasur probleme për Xhaminë e Plumbit në

Në kuadër të monitorimit të situatës së reshjeve edhe impaktit të tyre në objektet e trashëgimisë kulturore, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se Xhamia e Plumbit në Shkodër nuk ka problematika.

“Pavarësisht reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit, në Xhaminë e Plumbit, një objekt me vlera të rralla historike dhe kulturore, nuk janë evidentuar problematika”, raportoi ministri Gonxhja.

Më tej ai shtoi se, pompat vijojnë të operojnë në kapacitet të plotë dhe sistemi i mbrojtjes funksionon normalisht, duke garantuar monumentin nga përmbytjet.

Ndërhyrjet restauruese dhe konservuese, të realizuara me mbështetjen e Fondacionit TIKA, kanë mundësuar ruajtjen e plotë të vlerave të këtij objekti, ndërkohë që situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër.

Restaurimi i plotë i Xhamisë së Plumbit në Shkodër përfundoi në muajin maj të vitit 2025. Kjo xhami konsiderohet si një diamant i çmuar i këtij qyteti jo vetëm sa i përket historisë, por edhe anës arkitekturore.

Xhamia e Plumbit është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës dhe është xhamia më e madhe e stilit osman në vendin tonë. Xhamia ka një përzierje të arkitekturës turke me atë arabe. Ajo u ndërtua nga Mehmet Pashë Bushati në vitin 1773-1774, duke shërbyer për një kohë të gjatë si xhamia më e madhe e vendit. A.K./TemA

3 Komente

  1. K
    Kopenhagen

    Ne faktikisht aty e kishim hallin. Nuk na zinte gjumi. Andej nga Keneta e Durresit, keni cuar ndonje peshkarexhe? Kishin pare balena…

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tiku

      Vazhdon injorimi! Po per amfiteatrin e Durresit qe esht permbyt e po kerkojn azil edhe minjte qe kishin shtepine aty kush pergjigjet??? Ministria e Kultures te Sllovenise??????? Ka 2 dite qe poston per Shkodren e per Vloren ky njeri...eshte ves rilindas mos me e thene fjalen Durres ne kte pike

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Pra kur punohet mire e pa abuzime...ku nuk vini dore ju me tendera....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje