Kjo pikturë e realizuar nga Buron Kaceli paraqet një skenë tradicionale të gjallë dhe plot energji e një valle dyshe, tipike për Tiranën.
Një çift në qendër të pikturës shfaqet duke vallëzuar, ku gruaja me fustan të bardhë ka një shami të mbështjellë në kokë, ndërsa burri pranë saj është veshur me rroba tradicionale. Disa gra të tjera në anët e skenës mbajnë instrumente muzikore, si daulle, duke krijuar atmosferë feste.
Në përgjithësi, kjo vepër sjell para syve një moment të gëzueshëm të kulturës tradicionale shqiptare, me energjinë e një feste ku muzika dhe vallet bashkojnë njerëzit me një atmosferë.
Piktori Buron Kaceli ka marrë disa çmime të kritikës, një i kritikës italiane në një ekspozitë shqiptaro-italiane dhe është po aq i preferuar jashtë kufijve, në ekspozita të përbashkëta në Greqi e Itali, etj, sa edhe në Shqipëri.
Në studion e tij ka plot punë të përfunduara, punë në proces si dhe skica e projekte të ndryshme.
Buron Kaceli, djali i piktorit të njohur Sadik Kaceli, ka vazhduar traditën artistike të familjes së tij. Sadik Kaceli, i njohur si autor i stemës së Republikës dhe një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, ka lënë një trashëgimi të madhe në fushën e artit.
Buron ka ndjekur hapat e të atit dhe vazhdon të merret me pikturë, duke organizuar ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.
Piktura dhe vizatime, që i përkasin një periudhe prej më shumë se katër dekadash, të sjellin në botën e mrekullueshme të traditave tiranese të djali i piktorit legjendar, Sadik Kaceli, Buroni. /MAPO/
Lini një Përgjigje