PIKTURA E DITËS: Rruga "Enver Hoxha";- Dimër në zemër të Shkodrës nga mjeshtri Sali Shijaku

6 Janar 2026, 18:49Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: Rruga "Enver Hoxha";- Dimër në

Kjo pikturë e Sali Shijakut e realizuar në vitin 1982 paraqet një pamje urbane dimërore të Shkodrës, konkretisht Rrugën “Enver Hoxha”, e trajtuar me stilin karakteristik ekspresiv të autorit.

Në këtë vepër shikojmë rrugën e mbuluar me dëborë, ku lëvizin figura njerëzish të vegjël, të thjeshtuar në forma, disa në këmbë e disa me biçikleta. Lëvizja e tyre i jep pikturës dinamikë dhe gjallëri, pavarësisht atmosferës së ftohtë të dimrit.

Figura e artistit Sali Shijaku (12 mars 1933 - 24 shtator 2022) është një nga figurat madhore të arteve pamore shqiptare.

Ai krijoi vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare të viteve 1965 -1980. Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijuesi i kompozimeve, një figurë shembull në artin piktorik shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.

Piktori i popullit Sali Shijaku hyri në art me dëshirën për të përshkruar dhe tejkaluar atë akademizëm perëndimor dhe ja doli me sukses kur jetoi dhe tejkaloi edhe një akademizëm të ndryshëm, atë lindor.

Veprat e Sali Shijakut ndodhen në shumë vende të botës dhe sot janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit 2022, në moshën 89-vjeçare. /mapo/

Lini një Përgjigje