LIBRI I DITËS: "Fjalor sharjesh dhe mallkimesh"- Një udhëtim në humorin dhe kulturën shqiptare

6 Janar 2026, 16:45Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Fjalor sharjesh dhe mallkimesh"- Një

 Një fjalor si ky... pse jo?

Të gjithë i njohim këto fjalë, shumicën i kemi dëgjuar, disa edhe i kemi thënë! Sharjet, mallkimet, thumbat dhe të gjitha ato fjalë që s'i gjen zakonisht në libra, janë pjesë e gjuhës që përdorim përditë, shkruan mapo.

Ky fjalor nuk është udhëzues, por pasqyrë e sinqertë e asaj që flasim, kur jemi të mërzitur, të nxehur apo edhe thjesht për shaka. Ai përmbledh fjalë, shprehje dhe fraza që, ndonëse "të ndaluara", tregojnë shumë për kulturën, humorin dhe mënyrën se si mendojmë e reagojmë si shqiptarë.

Disa do t'ju bëjnë të qeshni, disa ndoshta do t'ju befasojnë por të gjitha janë fjalë që ekzistojnë, përdoren, dhe meritojnë të njihen. Jo për t'u përhapur, por për t'u kuptuar.

Sepse edhe ato tregojnë historinë tonë. Dhe çdo histori meriton të tregohet.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR

TITULLI: "Fjalor sharjesh dhe mallkimesh"

AUTORI: Edmond Tupja 

KATEGORIA: Fjalorë dhe Gjuhë e Huaj

1 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Ta blejnë ata që s'dinë të shajnë e të mallkojnë dhe, pasi të bëhen profesionistë të fushës, të shkojnë të japin mësim në vend të prof. Tupes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje