VIDEO/ Pse triumfoi komunizmi në Shqipëri? Lea Ypi për rrethanat që ndryshuan rrjedhën e historisë shqiptare në fund të Luftës së Dytë Botërore

7 Janar 2026, 16:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Pse triumfoi komunizmi në Shqipëri? Lea Ypi për rrethanat

Në një intervistë për TemA dhe Apostrof Podcast, shkrimtarja dhe akademikia Lea Ypi ka komentuar ndër të tjera edhe një nga temat më provokuese në librin e saj të fundit, “Të Poshtëruar”, duke shpjeguar se përse historia politike e Shqipërisë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore nuk mund përputhet si duhet me pritshmëritë klasike të së majtës.

Ypi, në përgjigjen e saj, e cilësoi Shqipërinë si një vend që nuk plotësonte asnjë nga kushtet e nevojshme për të patur një regjim komunist afatgjatë.

“Si e majtë ka qenë një mister shumë i madh fakti që në Shqipëri ne kemi një Parti Komuniste, që ngrihet në 1941 me një lëvizje punëtore relativisht modeste,” u shpreh ajo, ndërsa theksoi se sa pazakontë është diçka e tillë nga këndvështrimi i teorisë marksiste.

Ypi shpjegon se, pavarësisht rrethanave të pazakonta, sistemi arriti të mbijetonte për pesë dekada. “Revolucionet e punëtorëve normalisht shihen si të mundshme nga shoqëri të industrializuara… Në Shqipëri nuk gjejmë asnjë nga këto kushte, por një parti që arrin në pushtet pesë vjet pas formimit dhe e mban pushtetin për gjysmë shekulli.”

Kjo mospërputhje sipas saj është thelbësore për të kuptuar kontradiktat dhe shumë nga tragjeditë që e shoqëruan regjimin komunist në Shqipëri. “Shumë nga kontradiktat, tensionet dhe tragjeditë e komunizmit në Shqipëri pas 1946-ës kanë të bëjnë pikërisht me momentin kur është ngritur ky projekt,” tha Ypi, ndërsa shtoi se, “a qenë shumë e rëndësishme në libër që të shpjegoj këtë fazë, dhe përmes personazhit të Gustavit të elaboroj përse ky lloj projekti triumfoi dhe jo një projekt më i moderuar socialdemokrat.”

Episodi i plotë i Apostrof Podcast me Lea Ypin publikohet të dielën, ora 17:00 në kanalin e gazetës TemA në Youtube

https://www.youtube.com/playlist?list=PLg4y_a3lI08B8NCWY01VAH1ETuA97hqVN

 

25 Komente

  1. F
    FN

    Komunistet triumfuan sepse shumica e kastes se vjeter politike vinte nga periudha osmane,ishte turkoshake,feudale mesjetare, asnje lidhje me popullin e thjesht. Bashkepunimi I tyre me nazi-fashistet beri qe populli ne mase u bashkua me luften e frontit antifashist te udhehequr nga komunistet.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po

      Komunizmi triumfoi se populli shqiptar eshte popull “i zgjuar” dhe trim.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        PO. Shume e sakte Me te zgjuar se ne nuk ka asnje ne bote lol. Shume e sakte dhe e thjeshte

        Përgjigjjuni
      2. P
        Politics

        1) Komunizmi dhe Nazizmi ne esence jane e njejta gje "socializem": Nazizmi eshte "socializem nacional" kurse komunizmi eshte "socializem internacional". 2) Komunizmi ne Shqiperi u vendos nga Jalta dhe Teherani dhe jo SE e zgjodhen Shqiptaret. 3) Edhe demokracia liberale eshte mashtrim I madh: ne dukje eshte pushtet I popullit por ne realiteti eshte vetem e drejta per te zgjedhur diktatorin e radhes me vote. Nese ne komunizem eshte diktatura e politikes mbi ekonomike, ne kapitalizem eshte diktatura e ekonomike mbi politiken. Dmth nuk eshte demokraci por oligarki.

        Përgjigjjuni
      3. L
        Leka

        komunistet fituan luften sepse ata luftuan kundet gjermaneve ndersa ata qe zonja ypi i ka per zemer hanin ,pinin dhe putheshin me gjermanet..Komunister fillimisht luftuan kunder gjermanevd per shporrur nga vendi dhe me pas si gjithe lindja u qeveris nga komuniste me pas u kthyen revizionist dhe tani kapitalist.Zonja ypi ka mare pak xhiro se po e lajkosin si kandidatur per KM pa asnje arsye per tu bere e tille sepse ketu nuk ka veshtiresi qeverisese por shpellari qe ka 15 vjet qe pas cdo votimeve qe humbet do qeveri teknike duke mos mar ne konsiderat voten e popyllit.,Zonja ypi me mire te ndihmoj partine e saj si te dali nga ky qorsokak se te meret me pse rezistuan apo fituan pushtetin komunister

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Ndarjen se cili vend nen rusin e cili me perendimin e beri konferenca e Jajces. Ne fund te luftes 2 boterore,edhe Greqia doli nen komunizem , por u vendos ndryshe,dhe Rusi i braktisi komunistet greke.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Duro Saku.

            Ne Shqiperi nuk ka fituar asnjehere rendi komunist. Po, SIC thote komentuesi FN, triumfoi grupimi antifashiste, Ne krye te se ciles ishte PkSh. NE ate Shqiperi gjysem feudale TE rrafshuar nga lufta, ku nje rol te madh rrafshimi nga nazifashiste Kane luajtur edhe bashkepuntor et e tyre, psh, gjyshit I Leas, gjyshit I presidentes se kosoves Osmani, me 85%analfabete,nuk mund te kish as komunizem, as zhvillim. Sistemi qe u vendos ishte nje rruge transformim ekonomik e shoqeror qe gradualisht do te conte Ne rrugen socialist e, si faze tranzitore. Qe TE realizoje kjo qe thoni DUHEJ qe, ne rradhe te pare te krijoheshin kushtet e brendeshem e te jashte, te zhvillimit industrial e shoqeror, standarti I Larte ekonomik dhe ndergjegjesimi shoqeror. Mbi te GJITHA, te triumfonte komunizmit Ne TE gjithe boten(sic thote Marksi), OSE TE pakten ne pjese me te madhe te saj(sic thote Lenini). Te dy keto teza u sabotuan, u shtrmberuan. Fakti qe Shqiperia mbreti vetem e izoluar Ne kete tranzicionishte veper e triumfit TE sistemi kapitaliste, e deformimit te kesaj teorie, nepermjet teorie "kapitalizem me permasat sociale" , SIC eshte sot. Kjo eshte QUAJTUR teori e perjetesimit TE kapitalizmit, dhe coi perfundimisht ne shkaterrimin si teori dhe praktike socialist si rruge tranzicionishte. Analizat e Leas eshte teresisht e percipte dhe flet per bagazhin te ulet. Te lexojme kapitalin e Marksi dhe do te gjeje shume fakt ore qe degjeneruan ate sistema ne teori dhe praktike.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cimi vlora

              Komunizmi erdhi ne pushtet sepse populli ishte i lodhur nga lufta ,i varfer ipa shkoll ,nuk e shihte shtetin si krijes te tija ,dhe nuk ishte i interesuar kush do vinte ne pushtet ,kishte shpres se me emira do behej .

              Përgjigjjuni
              1. K
                KOCI BAKO.

                Më pëlqejnë analizat e tua Lea,por si dhe ata në atë kohë që kishin kufizime dhe ju me ose pa dashje(mos me thënë për hatër) të klasave të përmbysura i dilni në krah në disa analiza tuajat.Lea ngjariet zhvillohen në kohë dhe në hapsirë dhe për rjedhojë ato për atë kohë ishin 100%të sakta,ndërsa jetëgjatësia e atij sistemi është VULLNET I MASAVE.Lea revoluciinet i bëjnë të RINJTË por për të shkurtuar hegjemonin e kl.puntore e fsh.atarësis kooperativiste dikur në vitet1960 e më pas thuhej se ishte e mjaftuesh.e plr rinin NJËvilë,NJËmakinë dhe NJË femër,pra degjenero shtyllën e e të ardhmes dhe vjen shkatërimi i ndihmuar me degjenerimin e udhëheqies si te ne .Degjenerim e degradim i R.Alisë dhe kompania e tij ere e byros .Lea të duhet akoma shumë për të fituar mbi faktet.Je e respektuar për çfarë ke aritur dhe pastërtia e mendimeve.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pak nga të gjitha.

                  Besoj se Lea e di që stalinizmi vetëm fasadë ka marksizmin …

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dr. Adhamudhi kolegu i Sa-Hales

                    Per c'pesvjet "me pas erdhi ne pushtet" e ke fjalen moj goce..., po Shqiperia ishte e pushtuar dhe ne luft deri ne clirimin e vendit Nentor/1944!!!??? Mbaju atyre shkrimeve dhe librave dhe mos u mer me histori dhe lere politiken se nuk eshte per ty. Hej c'na ka gjete belaja me keta gazetar karuca qe i bien fyellit ne te njejten vrim. Kapen me derdimen apo trularska qe u ka hip vetja ne qef dhe fillojn e japin leksione.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agron

                      Ne vitet 30 dhe 40 komunizmi ishte enderra e rinise dhe intelektualeve ne rang boteror. Pervec kesaj, ne Shqiperi PKSH u radhit si aleate e aleances antifashiste boterore. Kjo percaktoi fiyoren e daj.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demo Krati

                        Populli u bashkua me komunistët sepse ai ishte shumë I varfër. Pa shtëpi, pa katandi, ku sëmundjet e vdekjet bënin kërdinë. Klasa e pasur, feudale e bejlerëve ishin mjaft të urryer në popull, të cilin e shfrytëzonin si yzmeqar . ..... . Pasurimi I kësaj klase ishte bërë si rezultat I shërbimit të tyre ndaj Turqisë, me detyrimin që të mos lejonin popullin të ngrinte krye, . Në fakt në Shqipëri nuk ka pasur një pushtim klasik turk. Ishin shqiptarët ata që mbanin të nënshtruar shqiptarët......... .Dhe kjo e shtoi urrejtjen ndaj kastës së bejlerëve dhe tregtarëve të pasur.......... . Partia komuniste e shfrytëzoi këtë urrejtje të grumbulluar në shekuj, edhe me premtimin se pas luftës populli do të ishte zot I fateve të veta........ . Dhe në vitet e para u bë shumë për nxjerrjen e masave në fshat e qytet nga varfëria...... . Ju dha toka fshatarëve, filloi të industrializohej vendi, u ngritën qytetet e reja. Populli u bë me shtëpi, të cilat nuk I kishte. U hapën kantieret e fronte pune dhe kjo ndihmoi në rritjen e mirëqenies..... . Deri në vitin 1980, ndërsa u mbajt një ko binim midis pronës e punës kolektive me atë private, pati mjaft përparime. Shkolla, shëndetësia, edukimi, elektrifikimi, sporti, kultura u bënë aktivitete të masave dhe njerëzit e donin regjimin..... . Mirëpo mbas vitit 1981, me zhdukjen tërësisht të pronës private, sidomos në fshat, filloi që çdo gjë të shkonte poshtë dhe gjendja ekonomike të përkeqësohej................... . Në fakt ai sistem nuk ishte komunist. Ai nuk ishte as socialist. Ai ishte një miks, midis feudalizmit dhe I dustrializimit. Feudale e rinj që u formuan dhe që drejtonin nëpër ndërmarrje apo kooperative, as e kishin idenë se çfarë ishte komunizmi....... . Edhe vetë kasta drejtuese e byrosë politike e degjeneroj thelbin e komunizmit............... . Ndërsa Marksi kishte deklaruar se komunizmi do të vijë atëherë kur bota të ketë arritur një shkallë industrializimi borgjez e kapitalist në pothuaj gjithë shtetet e saj...... Lenini e Stalini thanë se komunizmi mund të vendoset edhe në një pjesë e vëndeve . Ndërsa Enveri, gjoja në zhvillimin krijues të marksizmit, tha se edhe një vend I vetëm mund të ndërtoj komunizmin. Gjë që rezultoi e gabuar.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          F.s

                          Këtu janë bërë të gjith shkrimtar, akademik, jurist mjek vipa e plot rypa por asnjëri nuk na thot ku kanë mbaruar klasën e tetë. Sa për të larten në shqipëri dihet por kanë filluar edhe në universitete jashtë vendit një pjesë jan si kurse shoferesh. Nuk ju njoh por aq sa lexoj nuk më bind. Ju uroj të bëni edhe ptesidente.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Populli

                            Evropen nuk e ndau Enveri por te tjere njerez. Shqiperia u caktua ne kampin e lindjes. Kur Enveri ndoqi Ruset nga Shqiperia ne vitet 60 dhe kerkoi te afrohej me perendimin dera ju mbyll nga frika dhe vetem kur ra Bashkimi Sovjetik dera u hap pas 1989. Te tjerat pastaj jane pordhe demokratike. Shqiperine e shpetuan komunistet dhe sa te ket Shqiperi do jet ne duart e niperve dhe mbesave qe dhane jeten per Shqiperine. Te tjeret te han mut sic kane bere qe nga 1945.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dr

                              Komunizmin në Shqipëri e sollën Serbet dhe Malazezët nëpërmjet parave ruse të Kominternës. Kam ndjekur disa emisione dokumentare të tv Beogradit në vitet 1980 -90, ku Svetozar V. Tempo dhe Dushan Mugosha shpjegonin se si u lidhën me shkodranë me prejardhje sllave Vojo Kushi, Vasil Shanto etj. Pastaj një Thanas Ziko që Tito e solli nga Parisi në Beograd dhe i dha para. Pra, kështi filloi me para ruse…

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Filozofi pa shkolle

                                Ore ska nevoje per shume filozofi kjo pune qe perse triumfojkomunizmi ne Shqiperi. Kjo sepse bota u nda ne ate kohe nga fuqite e medha dhe u aplikua nje rend i ri boteror, sic po ndoshta edhe sot. U aplikuan tre lloj formast qeverisese: 1.ne shtete me regjim kapitalist 2 . Ne regjim komuniste 3. Ne regjim social DEMOKRATIK qe jane shtetet perendimore. Ne na gllaberoi menjehere jugosllvia sepse deshte te na bente republike te shtate dhe zgjodhen pinjollin e tyre E . H.duke cuar Mugoshen dhe Popovicin te cilet ndihmuan ne krijimin e PKSh.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Korabi

                                  Triumfoj sepse jemi reaca dhe kombi ma i flliqur ne bote Qelbesirat partizano komuniste bashkpunuan me armiqet tone serbosllav dhe fituan

                                  Përgjigjjuni
                                  1. q
                                    qytetari

                                    Komunizmi ne shqiperi fitoi sepse keshtu vendosi Yalta. Shqiperia kishte partizane ( bile edhe italiane)qe luftonin gjermanet, dy fishin e partizaneve qe kishin italianet, popull me 50 milion banore, kunder gjermaneve. Ndryshimi ishte ne faktin se ne Itali ishin anglo amerikanet kurse ne shqiperi Jugosllavet (pra Ruset). Po te kishin qe amerikanet ne shqiperi sot ajo do te ishte me mire sesa Zvicera

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Go West

                                      Shume pyetje interesante. Shoqeria shqiptare mbas 5 shekuj obskurantizem otoman, nen Zogun, gjeti hapsira per shkuar aty ku kishte vendin, drejt perendimit. Shoqeria shqiptare me enderren e rilindesve, Diell qe len nga perendon, po shkollohej, kishte nisur te ndihej pjese e demokracise europiane. Nuk eshte rastesi, qe kur beri thirrje Republika Spanjolle, dhjetra te rinj shqiptare vrapuan te rreshtoheshin ne brigadat internacionale kunder fashizmit, kater prej tyre mbeten deshmore. Brezi i ri qe po shkollohej nxitonte te flakte hallduperine otomane e bashke me te bejleruçinat vendase, komunitete te tera, ne mungese te mjediseve te shkollave, kishin kthyer xhamite ne shkolla. Ne keto kushte Enveri e pati te lehte qe me thirrjen per liri kunder pushtuesit dhe me mantelin komunist te instalonte pushtetin e tij. Jashte teme do te doja te shtoj se enverizmi ne thelb ishte nje dogme totalisht antimarksiste.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Alfred

                                        Partia komuniste ishte kamuflazhi qe perdoren serbet per te ndikuar fatin e Shqiperise pas mbarimit te luftes! E ashtuquajtura parti komuniste ka qene nje organizate e pa shembullt terroriste! Gjithshka tjeter ne vijjm ka qene thjesht kronike vagabondesh me pushtet!...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zyra SOE !

                                          Në Shqipëri nuk ka fituar asnjëherë Komunizmi! Pushtetin e morri në dorëzim Partia Komuniste Shqiptare, sepse për këtë ishin të interesuar Mbretëria Angleze me Sherbimin e Saj të Zbulimit, për hir të Interesave të Saj! Po lereni broçkullat e Leas dhe Leave të kallëpit të saj! Deshën Anglezët (të parët), SHBA dhe BRSS, të cilët vendosën se cilit kamp do ti përkiste Shqopëria! Interesi i Anglezëve në Mesdhe ishte Greqia, dhe jo ShqipëriA! Po të donin na kishin futur në Sferën e Intresave të Tyre të Ndikimit! Lea është shumë e vogël të na mësojë për këto konjuktura! Ju Faleminderit!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Esati

                                            Vërtetë teorikisht komunizmi duhet të ishte produkt lëvizjesh punëtore në shoqëri të industrializuara. Por në realitet komunizmi zuri rrënjë ekskluzivisht në shoqëri me ekonomi agrare e më popullsi kryesisht rurale, psh Rusi, Kinë etj. Në këtë aspekt Shqipëria ka një profil të ngjashëm me atë që është tipike e vendeve komuniste.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tironci

                                              Komunizmi falimentoi kur u prish raporti qytet-fshat qe kaloi nga 70% katunar ne 65% qytetar. Qytetet u mbushen me police, kapterra, oficere, kollovare, spiune dhe perfunduam si mos me keq. Qazim Mulleti e kishte parashikuar: Kur zbret katnaria m'qytet atdheu osh m'rrezik.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Biznesmeni

                                                Per te gjithe KOMENTUSET : Lea kaq donte, te perfitonte nga komentet tuaja per te pasuruar bagazhin e vet dhe mandej e quan IDEN e TEORISE se vete ? Ajo qe nga shkrimi duket qe eshte e ceket per kete lloj TEORIJE , ju te gjithe qe keni dhene mendime ne komentet tuaja i keni nga e verteta e jetes qe keni kaluar , keshtu qe Lea ju vodhi iden tuaj per te realizuar te vetem pa shpenezime , I keni dhene goxha bagazh ta mare ta zbraze ne Londer te pasuroje shkrimet e veta dhe pastaj keto i kthen ne vlera monetare ? Ne nje fare menyre Lea ka ardhe per biznes qe te shese librat e saj me siguri e ka ne gene nga te paret e saj ..!!! Bravo Lea ????

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje