Gruaja shqiptare në komunizëm, Malda Lika vjen me librin e ri

7 Janar 2026, 13:07Kulturë TEMA
Gruaja shqiptare në komunizëm, Malda Lika vjen me librin e ri

Shoqëria shqiptare e pas Luftës së Dytë Botërore e cilësonte gruan më të dobët dhe më inferiore se burrat.

Duke ditur problemet serioze në statusin e vajzave, Partia e Punës i përdori për ideologjinë e saj, pasi konsideronte se vetëm përmes emancipimit të grave mund arrihej ‘demokracia dhe liria e vërtetë’.

“Shfaqet një grua e re, heroinë, sakrifikuese, ndjek ideologjinë e partisë”, u shpreh autorja e librit, Malda Lika.

Malda Lika është 25 vjeçe, nuk e ka jetuar diktaturën, por vendosi që temë për diplomën në degën Kinema dhe Media në Universitetin e Torinos  të zgjidhte ‘gruan shqiptare në komunizëm’, që në bashkëpunim me Arkivin e Filmit e solli si botim studimor.

“Figura e parë ishte ajo e gruas partizane, sikurse duket te ‘Dimri i fundit’, ‘Shtetrrethimi’, ka shumë filma ku del gruaja partizane, që ishte dhe një mënyrë për të theksuar që ishin ata që e çliruan Shqipërinë nga armiqtë”, tha studentja Malda Lika.

Duke analizuar kinematografinë e komunizmit, ajo përshkruan Gruan e Re Socialiste, që del jo vetëm si punëtore dhe qytetare e përkushtuar, por edhe nënë e modeluar sipas idealeve socialiste, duke përfaqësuar bashkimin e përparimit ekonomik dhe riprodhimit të vlerave të shoqërisë.

I vetëdijshëm për fuqinë e kinemasë, realizmi socialist financoi prodhimin e një sërë filmash, dokumentarësh dhe komedish për të përcjellë konceptin e barazisë gjinore.

“Gruaja tani nuk është më ajo që jeton brenda mureve, është çliruar me këtë ideologjinë e re, bazuar në zhvillimin ekonomik, në triumfin kundrejt borgjezisë, kundrejt kapitalizmit. Është një grua e barabartë, bën ato profesione që tradicionalisht konsideroheshin mashkullore. E pamë që ajo është traktoriste, po ashtu është një grua e arsimuar”, tha ajo.

Filma si “Vajzat me kordele të kuqe”, “Tana”, “Brazdat”, “Vitet e pritjes”, “Kapedani”, Përrallë e kaluara u përdorën si mjet propagande për të përhapur mesazhin revolucionar të përfshirjes së grave në transformimin social dhe ekonomik.

“Filmi ‘Tana’ flet pikërisht për gruan që zgjedh vetë burrin e saj”, tha Lika.

“Makthi i Kapedanit janë gratë në role të ndryshme. Ai nuk e pranon dot këtë gjë, por në fund e pranon”, shtoi ajo.

Gjatë diskutimit, profesionistët e filmit vunë theksin te nevojë për më shumë kërkime dhe studime për figurën e gruas në filmat shqiptarë, por edhe figurës mashkullore, duke zbuluar dinamikat brenda shoqërisë. A.K./TemA

2 Komente

  1. G
    Gjyshja jote.Se ne koperative e punishte ishin "da

    Moj Malda.Po thua gënjeshtra te shumta.Po të them të vertetat.Gruaja athere ishte e barabartë ne shoqëri.Paguhej njësoj per te njëjtin vend pune.Ishte e lehtesuar per marëvajtjen e familjes pasi per vemijet kishte ćerdhe,kopshte,shkolla e mbi te gjitha një vllazerim e ndihme reciproke.Nuk guzonte kush ta ngacmonte kush në zyre,pune a rrugë,Qysh në diten e parë të votimeve ka votuar.Pranohej me respekt ne organet ligj venese e ligj zbatuese.Merrte pjes ne diskutime duke filluar qysh ne pallat e më tej ne forumet(ndihmese)per shoqërinë etj etj.Nuk mund të pergjithësohen e ideollogjizohen dukuri te mentalitetit patrariakal te shoqerisë.Etj etj.Shih sotshoqërine qe femra ështe kthyer ne Loder seksi.Etj,Etj,Etj nuk flas më shume.Informohu se kur gratë kanë votuar ne "demokracitë" perndimore?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cobani

      Louder seksi? Po KY eshte thelb I shoqerise se sotme demokratike. Femra mund ti ngreje kembe kudo. Emancipimi I femre eshte konkret tek "perputhje" e Top mut canal, tek big Bradher. Diktatura e barazonte me burra kudo, por sot Jane femra qe perzgjedhin me metoden "perputhje". Kur ndersehen kafshet I fusin Ne nje vathe. Atje rrine sa te perputhen me ane te procesit te qinosjes, SIC I thone cobenjte. Keshtu ndodh edhe ne kohen e sotme me njerezit, qinosjes e perputhje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje