LIBRI I DITËS: "Qiramarrësja"- Freida Mcfadden zbulon shtëpinë që fsheh makthin...

7 Janar 2026, 19:12Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Qiramarrësja"- Freida Mcfadden zbulon

NJË TRILLER I RI, TRONDITËS DHE MAGJEPSES, NGA AUTORJA BESTSELLER NR. 1 E NEW YORK TIMES E SERISË SË ROMANEVE "SHËRBËTORJA"!

Nuk ka vend si shtëpia... derisa ajo kthehet në makth.

B lejk Porteri po jeton periudhën më të mirë të jetës, derisa gjithçka shembet. Pasi shkarkohet papritur nga puna si zëvendëspresident marketingu dhe nuk arrin më të shlyejë kredinë e shtëpisë së re ku jeton me të fejuarën, përballet me dëshpërimin e rrënimit financiar. Dhe pikërisht atëherë shfaqet Uitni, e bukur, e hijshme, e sjellshme, në kërkim të një dhome me qira. Duket si zgjidhja e përsosur për problemet e tij. Por... a është vërtet ashtu? Diçka nuk shkon. Fqinjët fillojnë ta trajtojnë ndryshe Blejkun. Një erë kalbëzimi përhapet nëpër shtëpi, pavarësisht sa shumë e pastron. Zhurma të çuditshme e zgjojnë në mes të natës. Dhe shumë shpejt, Blejku fillon të dyshojë se dikush e njeh të fshehtën e tij më të errët...

Rreziku fshihet pikërisht në shtëpi dhe, kur Blejku e kupton, është tepër vonë. Kurthi tashmë është ngritur.

AUTORJA FREIDA MCFADDEN JU TROKET NË DERË ME NJË HISTORI TË FUQISHME PËR HAKMARRJEN, PRIVILEGJIN DHE SEKRETET QË KTHEHEN NË HELM.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR

KATEGORIA: Roman / Libra Policesk dhe Thriller 

SHTËPIA BOTUESE: Botimet Shqiptare 

/MAPO/

Lini një Përgjigje