LIBRI I DITËS: "Kandidati i Kremlinit"- Loja e rrezikshme e Putinit mes spiunëve dhe tradhtisë

8 Janar 2026, 16:46Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Kandidati i Kremlinit"- Loja e rrezikshme e

Presidenti rus, Vladimir Putin, po planifikon vrasjen e fshehtë të një zyrtari të lartë amerikan, që ta zëvendësojë atë me një agjent që Shërbimi Sekret Rus e ka stërvitur për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet.

Kur e nuhatin komplotin, Dominika, Nati dhe kolegët e tyre të CIA-s duhet te demaskojnë tradhtarin, përpara se ai ose ajo të zbulojë se Dominika është prej vitesh agjente e CIA-s. Çdo rrjedhje informacioni dhe çdo gabim do ta ekspozojë atë si një aset të tyre, gjë që do ta shpjerë në bodrumin e ekzekutimeve në Moske.

Në fund, fijet e rrezikut bashkohen në pallatin përrallor presidencial prej miliarda dollarësh në Detin e Zi, gjatë një fundjave me rrethin e ngushtë të Putinit.

A do ta sakrifikojë veten Nati për të shpëtuar Dominikën? Po kjo e fundit, do të dorëzohet për të mbrojtur të dashurin? Apo do ta pësojnë të dy?

Me një komplot të denjë për titujt kryesorë të të gjitha gazetave, libri "Kandidati i Kremlinit" është bashkëkohor, po aq sa edhe i përjetshëm: një rrëfim spiunazhi që e çon lexuesin përtej titujve kryesorë të sulmit të Rusisë ndaj Amerikës.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR

TITULLI: "Kandidati i Kremlinit"

SHTËPIA BOTUESE: Botimet Living

ÇMIMI: 1.500 Lekë

/MAPO/

1 Komente

  1. A
    AnnA

    Kush e shkruajti ? Kush është autori ? Mos edhe këtu, është Nesti Angoni i SPAK ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje