Thanë se Kadri Roshi kërkoi lëmoshë në fund të jetës, flet Kliti Roshi: Po unë, kisha vdekur?

10 Janar 2026, 16:55Kulturë TEMA
Thanë se Kadri Roshi kërkoi lëmoshë në fund të

Djali i aktorit të madh Kadri Roshi, Kliti Roshi, ka kundërshtuar me forcë dëshminë e gazetarit të njohur Hamdi Jupe, i cili pak ditë më parë rrëfeu se Kadri Roshi, i kërkoi ndihmë ekonomike ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi nga shtrati i spitalit

Kliti Roshi u shpreh se nuk ka asnjë të vërtetë te dëshmia e Hamdi Jupes në cilësinë e shefit të kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, që pretendon se Kadri Roshi kërkoi para për bashkëshorten, teksa vetë ndodhej i sëmure në spital.

Gjallë është ai Hamdi Jupe?! Si mundet të ngrihet dhe të bëjë një denigrim të tillë të shëmtuar me gënjeshtra. Kadri Roshi mund të ketë ndihmuar të tjerët, por që t’i vdesë e shoqja për bukë, kurrë! Le të vijë ballë për ballë nëse ka guxim të matet me mua”, u shpreh Kliti Roshi né një intervistë për Top Channel.

Sipas gazetarit Jupe, që në në atë kohë ka qenë pjesë e kabinetit të Kuvendit, si zgjidhje për të ndihmuar Artistin e Popullit u vendos që vetë Jupe të merrte dy rroga shpërblim për punën e mirë dhe paratë më pas t’ia dorëzonte Roshit.

Urdhri për shpërblimin tim për punë ‘shumë të mirë’ ndodhet në  arkivin e Kuvendit prej më shumë se njëzetë vjetësh. Është ‘shpërblimi’ më i bukur i jetën sime. Me firmën time në bordero ishte bërë e mundur të ndiheshin mirë për pak çaste dy njerëz të shquar të këtij kombi. Dëshmitare është Dafina, drejtorja ‘shpirtakull’ e financave”, shkruan Jupe në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Por, sipas Kliti Roshit, mamaja e tij nuk ka marrë asnjë lekë, “pasi nuk kishte nevojë”.

Lekët janë vënë në emër të Hamdiut dhe ai i ka futur në xhep, kjo mund të jetë e vërteta. Se prit se nuk kisha vdekur unë, nuk kishte vdekur nëna ime. Si po vdiste nëna ime për bukë dhe doli Hamdi Jupe ta respektojë?!

Djali i “Nderit të Kombit” kujton dhe raportin e ngushtë që babai i tij kishte me kryeministrin e kohës, Fatos Nanos, dhe ky fakt, sipas tij, tregon që Roshi nuk kishte pse “t’i kërkonte lëmoshë Servet Pëllumbit”.

Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, e ka pasur idhull Kadriun. Nuk ia zgjidhte dot ai? Duke ditur se kush ishin për njëri-tjetrin? Në fillim, shkoi presidenti Alfred Moisiu në spital. Dhe duhet t’i kërkonte lëmoshë një profesori të nderuar si Servet Pëllumbi?

Kliti Roshi pretendon po ashtu se pensioni i posaçëm i të atit ishte i mjaftueshëm për të mbuluar kostot e familjes. A.K./TemA

3 Komente

  1. B
    Beqo

    Mos u merzit o Klit, Hamdiu eshte cam rrenacak ashtu si miku i vet me i ngushte Shefki Hysa...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Brumi

      Kliti.po të ishe i mençëm nuk do të ndërhyje,se H.Jupe ,duke përmendur Kadri Roshin si një artist i madh,një figurë ikonë e artit shqiptar,në fakt ka bërë paralelizëm me tē gjithë brezin e artistëve të shquar dhe të intelektualëve tê kohës,por edhe të sotëm,të atyre me integritet ,të cilët asnjëherë nuk u mbeshteten e perkrahen,asnjehere nuk iu njohen si duhet e sa duhet meritat,asnjeherë nuk u ngritën në lartësinë e emrit të tyre,që meritonin,por pērkundrazi,kur psh aktor si Kadri Roshi,studiues si Kristo Frashëri e Moikom Zeqo,apo dhe qindra e qindra të tjerë,u braktisën institucionalisht,duke mos i dhene zë modelit që ata përfaqësonin e përfaqësojnë,duke iu bërë njē ‘bllok’ i madh i tillë,që zëri dhe vepra e tyre të mos dëgjohet ,në mënyrë që brezi i ri të indoktrinohet dhe të orientohet më mirë nga modeli ‘tallava’ ,se nga trashgimia e kulturës sonë te pasur dhe unike dhe të mos njoh lavdinë e figurave të tij intelektuale,me forcën e të cilëve Shqipëria duhet të krenohet me vlera të tilla të domosdoshme për një komb,sepse ata lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë me veprat e tyre dhe të tillë do duhej ti promovonim çdo ditë, një amanet ky i të parëve,në mënyrë që ky vend të mos vdes kurrë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pipi

        Ç'janë këto budallallëqe "demokracie"? E ndihmoi s'e ndihmoi... Lerreni rehat mjeshtrin e madh, Kadri, aty ku është. Apo përfitoni nga rasti se nuk ka mundësi t'ju përgjigjet ashtu siç dinte ai..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje