Nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal: Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar

11 Janar 2026, 17:00Kulturë TEMA
Nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal: Lea Ypi zbërthen

Çfarë do të thotë sot të jetosh me dinjitet? Përse ndryshimet politike në Shqipëri shpesh bllokohen, ose reduktohen në emra individësh dhe jo në projekte? Si arriti një vend që nuk plotësonte asnjë nga kushtet “klasike” për revolucion në fund të Luftës së Dytë Botërore, të mbartte peshën e plotë të diktaturës së proletariatit dhe më pas atë të një kapitalizmi periferik?

Këto janë disa nga pyetjet në qendër të bisedës me shkrimtaren, filozofen dhe akademiken LeaYpi në episodin e ri të Apostrof Podcast. Ato janë gjithashtu pyetje që strukturojnë librin e saj më të fundit, “Të Poshtëruar”, duke vijuar analizimin e dilemave të ngritura fillimisht tek “Të Lirë”: Si formësohen, deformohen e hera-herës edhe thyhen jetët private të njerëzve nga sisteme politike që e paraqesin veten si të pashmangshme?

Biseda nis me diskutimin se sa ndryshe priten librat e Ypit jashtë dhe në Shqipëri. Për lexuesin ndërkombëtar, ata shërbejnë shpesh si prezantim me një vend dikur të izoluar dhe pak të njohur, një mënyrë për ta kuptuar Shqipërinë përmes historisë dhe memuaristikës. Për lexuesin shqiptar, nga ana tjetër, përvoja është më shqetësuese. Librat e Ypit kanë rizgjuar kujtime – personale dhe kolektive – të fjetura prej kohësh, ndërsa kanë shqetësuar kompromiset e brishta të bëra nga shumëkush me të shkuarën. Ypi thekson se për të, të shkruarit për anëtarë të familjes me identetitetet e tyre reale nuk është çështje rrëfimi por filozofie : një mënyrë për të ekzaminuar pikëpyetjet politike unviersale përmes përvojës së jetuar dhe jo përmes teorive abstrakte.

Nga këtu, biseda zhvendoset drejt një dileme historike që duket se ende përndjek politikën shqiptare. Si arriti regjimi i dikurshëm komunist të konsolidonte pushtetin e tij në një shoqëri kryesisht rurale dhe analfabete, pa një bazë industriale dhe pa një klasë punëtore të organizuar ? Sipas Ypit, mungesa e kushteve materiale, siç përshkruhet nga teoria klasike e marksiszmit, na ndihmon të kuptojmë përse diktatura e proletariatit që u vendos pas luftës u shenjua nga kontradikta të thella, dhunë dhe deformime shoqërore.

Megjithatë, Ypi argumenton se ajo trashëgimi nuk u zhduk me rënien e regjimit, por vazhdoi të riformësojë mënyrën se si shqiptarët e shohin vetë politikën. Sot, thotë ajo, debati publik mbetet tejet i personalizuar në emra të përveçëm liderësh partiakë dhe jo i përqendruar në ide apo programme. Njëkohësisht, diskursi neoliberal duket se ka zënë vend, duke i shndërruar dështimet strukturore në faje individuale. Suksesi moralizohet si meritë personale, ndërsa varfëria dhe përjashtii trajtohen si të meta apo gabime individuale. Në një peizazh të tillë, çdo lloj përgjegjësie kolektive bëhet thuajse e pamundur, ndërsa njerëzin bëhen gjithnjë e më dyshues ndaj ideve të solidaritetit.

Kjo shpjegon jo vetëm krizën e politikës shqiptare, por edhe një krizë më të gjerë të së majtës. Edhe teksa kapitalizmi, globalizmi dhe demokracitë e konsoliduara liberale shfaqin shenja se ndodhen në vështirësi, leximet e majta të këtyre konflikteve e kanë të vështirë që të dominojnë narrativën. Përkundrazi, duket se shpjegime të thjeshtuara rreth përplasjeve kulturore, apo emigracionit, janë shpesh më efektive se sa kritikat strukturore ndaj pushtetit dhe pabarazisë.

 

6 Komente

  1. k
    konservatori

    Me kete Lean ju te Temes doni te sillni "risi".Dhe mire beni!Me gjithe respektin qe duhet te kemi per intelektuale si Lea duhet ti themi disa te verteta.Lea per fat te keq apo te mire te saje ka zgjedhur te luftoje ne llogoret e vjetra te ish bejlereve,familje te se ciles ajo i perket.Nuk ka asgje te keqe.Nuk ka pse fshihet frazash me gjoja eshte liberale dhe i perket botes se hapur.Kur vet klasa se ciles ajo i perket eshte teper konservatore.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Denis

      Lea eshte tipike intelektuale e botes moderne. Nje njeri produkti i te cilit jane idete, performanca e te cilave eshte ne rastin me te mire, eluzive. Lea eshte nga ata njerez qe skan marre kurre pjese ne prodhim dhe qe kan qen te izoluar ne muret e Akademive apo puneve ne shtet gjithe jeten. Andaj keta gjithmone kane nje kuptim te manget per realitetin, ndaj flasin per idera utopike, kunder kapitalizmit, nacionalizmit, etj. Keto 2 te fundit jane disa nga menyrat sesi njeriu i zakonshem ka mbijetuar dhe organizuar komunitetin te pakten per nja 200 vjet, dhe duhet thene mjaft suksesshem. Por mendimtaret tane gjithmone e shofin veten si te vecuar prej komunitetit, kritike ndaj tij dhe rrjedhimisht menyres sesi njeriu i zakonshem jeton. Kapitalizmi per te eshte nje zgjedhje e njeriut te rendomte, te pasofistikuar dhe pa shije. Per mua nje shoqeri duhet ti mbaje sa me larg te jete e mundur intelektualet. Kerkesa per intektuale ne nje shoqeri eshte me se shumti e fabrikuar nga vete ata, sesa nje kerkese organike e vet shoqerise. Per perifrazuar G. Orwell, "Disa ide jane kaq idiote, saqe vetem intelektualet mund ti besojne." Lea eshte tipike e tille

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dukati

      Natyrisht,ne kuptimin klasik te revolucionit proletar , Shqiperia nuk ishte fare shtrati i mundur ku mund te lindte pa le te fitonte ky lloj revolucioni.Konstatimi i Lea Ypit eshte se ky ishte aksident , bile dhe tragjik ...etj etj.pa shpjeguar se ishte apo jo revolucion pa le proletar.Po jap nje shembell nga vitet 1943 - 44.Ali bej Kelcyra takohet ne Tepelene me nje patriot me mbiemrin Runa,(shtepine e tij e kishte bere spital partizan ne Nivice te Kurveleshit,ishte nje moshe e madhe etj) e kishte mik te ngushte , dhe e pyet, Zoti Runa i tha -si ka mundesi qe rinia dhe populli po mbeshtet komunistet ?.Te dija burre te zgjuar miku im- i tha Runa.Komunistet ju premtojne token fshataresise dhe barazine rinise -ndersa ju cfare ju premtoni? Beu heshti dhe iku.Pra komunistet premtuan barazine .Ata kete e realizuan nepermjet prones se perbashket shteterore dhe jo prones private Perballe kesaj lloj prone te gjithe ishin te barazlarguar .Barazia sjell vellazerine dhe lirine.Kjo ender e ka zanafillen qe nga antikiteti e deri sot.A mendoni ju se perballe kesaj endre ende nuk tundohet shumica e njerzimit?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koncepti politik

        Zonja Lea, trashëgimia politike shqiptare, përpara se të jetë komuniste, është trashëgimi historike: nuk kemi patur fare shtet dhe, për rrjedhim, as politikë, deri në vitin 1912. Pas një viti shtet, domethënë edhe politikë, nuk patëm pothuajse fare shtet deri në vitin 1927, domethënë as politikë. Nga viti 1920-1939, patëm një mbretëri jotrashëgimtare, domethënë jo politike. Nga viti 1939-1944 patëm vetëm qeverira kuislinge, domethënë nuk kemi bërë politikë. Referimi vetëm i regjimit komunist si trashëgimi politike flet, në rastin më të mirë, për mosnjohje të konceptit “trashëgimi politike” dhe, në rastin më të padëshirueshëm, për të filluar një luftë rë re klasash...Paradokset nuk gjenden te trashëgimia komuniste, as te kurthet neoliberale, por te këto klishétë metafizike që lëshoni në podcaste e në shkrime.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Intelektuale, artilulim dhe nivel teper i lart! Ndihem krenare për arritjet e saj si komb dhe veçanërisht për femrën shqiptare dhe përfaqësimin që na bën në një nga Universitetet më prestigjoze të Londrës, E kemi traditë të çuditëshme këtë që edhe kur na del ndonje diamnat ta marrim për goje e të themi pa e lexuar veprën e saj.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Replike to Genti

            Po ore Genti ti e quan diamant sepse ka studjuar ne nje nga universitetet e Londres ? Rendesi ka ca ka perfituar nga ato leksione dhe zbatimi ne praktike ne jete si gjen vend ? Sa studente Shqipetar ka Shqiperia qe kane shkelqyer neper bote , sot jane akademik shkencetar ne fusha te ndryshme ku japin kontributin e tyre ne gjithe boten per dijen qe kane ? Lea eshte diamant pa shkelqim , kete e tregojne shkrimet qe sjane as mish as peshk , jane si PARTIA e leshelise ilir metes dhe monikes ? Shume zhurme por asgje , Lea kujton se Shqiperia ka ngele ne kohen kur gjyshi I saj ishte kryeminister i zogut ? Mendim i gabuar i saj , ka shume intelektuale veterane qe dine me shume nga Lea i njohin me mire ato teori se sa keto te kohes moderne !!!! Nga shkrimi qe beri me titull : Mrupafshim Shqiperi erdha Po iki ju lash , llacin shpifjet , pluhurosjet e biografive e te tjera ne dere , qe nga ky titull kuptohet qe Ai sistem ka bere mire qe e ka burgosur gjyshin e vete sipas thenies se saj ja ka lene trashegimi teorine e vete , njohin vetem si te pasurohen per vehte sado te hiqet akademike , kjo eshte Lea diamanti jot ore genti ta gezosh ...!!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje