Ernest Koliqi, figurë e shquar e letrave shqipe

20 Maj 2025, 13:45Kulturë TEMA
Ernest Koliqi, figurë e shquar e letrave shqipe

Më 20 maj 1901 lindi në Shkodër Ernest Koliqi.

Profili i tij poliedrik ka ende nevojë për një studim gjithëpërfshirës, pasi tek Koliqi gjejmë anëtarin e shoqërive patriotike, shkrimtarin, gazetarin, përkthyesin, botuesin, mësuesin, drejtuesin e Institutit të Studimeve Shqiptare, funksionarin publik e politikanin.

Pseudonimet e tij në shtypin e kohës (Borizani, Hilushi), do të joshnin kryesisht lexuesin e viteve 1920-1940 me disa punime që shënonin kulmin e prozës shqiptare. Teza e tij e diplomimit, ”Epika popullore shqiptare”, do të ndikonte tek ai edhe në krijimin e figuracioneve pasqyrues të jetës tonë, nga të cilat u frymëzuan vepra, si: “Hija e Maleve”, “Tregtar flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”.

Edhe pse shërbeu si ministër i Arsimit në periudhën e pushtimit fashist, Koliqi arriti të ndërmarrë hapa të guximshëm për kohën, duke çelur në “tokat e lirueme” (territoret ku flitej shqip) një numër të madh shkollash dhe duke mundësuar dërgimin për herë të parë të një grupi mësuesish shqiptarë në këto troje.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Koliqi jetoi në Romë ku drejtoi revistën “Shejzat” si dhe katedrën e Gjuhës Shqipe, mbi bazën e së cilës u ngrit edhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Në vitet `60 nisi përkthimin e “Lahutës së Malcis” në italisht dhe punoi edhe për të tjera vepra në mënyrë që të huajt të njihnin letërsinë shqipe.

/atsh/

4 Komente

  1. P
    Polo

    Po pse e keni lene pergjysem titullin? Bejeni te plote: Ernest Koliqi, figurë e shquar e letrave shqipe dhe e Partise Fashiste ne Shqiperi

    Përgjigjjuni
    1. n
      nora

      mjaft me keto superlativa,mjaft e fryte e do ju ngelet ne dore

      Përgjigjjuni
      1. #
        #

        Po si e kishte mbiemrin e vertete familja e ketij "kollosi" qe "studioi" ne Beograd?

        Përgjigjjuni
        1. H
          HAMLET - QOFSH e MOSQOFSH !

          FALË këtij "fashisti" MADHËSHTOR, ndër shqiptarët e Shqipërisë JASHTA LONDINEZE ende po frymon dhe gjëmon SHPIRTI SHQIPTAR ARBNOR, pishtarët e së cilës periudhë LUMINISTE KOMBËTARE dënoheshin dhe ekzekutoheshin me vdekje, ndëra Shqipëria ENVERISTE përshëndeste pushkatimet dhe derdhjen e gjakut arbnor - shqiptar !!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje