“Dashni e vjetër”, albumi më i ri i Armend Rexhepagiqit sapo ka përfunduar në realizim.

20 Maj 2025, 10:59Kulturë TEMA
“Dashni e vjetër”, albumi më i ri i Armend Rexhepagiqit

Për këtë prurje ka njoftuar vetë artisti që njihet për hitet e tij ikonike.

Armend Rexhepagiqi (23 shtator 1966) lindi në Prishtinë. Ai është këngëtar dhe kompozitor shumë i njohur në botën e muzikës shqiptare . Ai filloi të merrej me muzikë në moshë shumë të re.

Familja e tij është me prejardhje nga Plava i Malit të Zi). Babai i tij, Jashar Rexhepagiqi, është anëtar i Akademisë së Kosovës.

Armendi ka dy motra, njëra Violeta, ishte unike dhe dallohej për kohën dhe vendin me imazhin e saj ekstravagant.

Ajo ishte para tij mjaft e popullarizuar si këngëtare. Për shkak të një hiti të saj, njerëzit atë e quanin jo me emër por "Romantika". Motra tjetër ka qenë ndryshe nga Armendi dhe Violeta.

Ishte e tërhequr dhe thuhej se ishte studente e shkëlqyeshme, gjithmonë ecte vetëm, vishej dhe dukej si rrethi dhe askush as që fliste keq për të në atë kohë.

Që në shkollë të mesme 1983-1984, Armendi këndonte dhe ishte i njohur bashkë me motrën e tij Violeta. Shiheshin si artistë origjinalë me një rrymë të veçantë të muzikës.

Armend Rexhepagiqi është i martuar me Aida Barakun, një këngëtare, kompozitore dhe tekstshkruese e mirënjohur. /kultplus/

Lini një Përgjigje