U be i njohur ne serialin La Piovra.
Michele Placido lindi më 19 maj të vitit 1946, Ascoli Satriano, Foggia, Apulia, Itali, është aktor italian.
Me origjinë nga Rionero in Vulture, në provincën e Potenza, nga ana e babait (gjithashtu edhe pasardhës i hajdutit të njohur Carmine Crocco nga ana e të atit), studion në Accademia Nazionale d'Arte Drammatica dhe del në teatër në vitin 1970 me regjisorin Luca Ronconi, në rolin e Orlando Furioso të Ludovico Ariosto.
Ishte i martuar me Simonetta Stefanelli, por në vitin 1994 u nda dhe ka tre fëmijë me të. Është babai i aktorës Violante Placido.
Debutimi i tij i parë ishte në vitin 1969. Ai u bë i njohur me rolin e komisarit Katani në filmin Oktapodi (it. La Piovra), i cili pati shumë sukses edhe në Shqipëri.
Mikele Plaçido është ndër aktorët më të famshëm italianë i cili ka origjinë shqiptare. Ai u lind në qytezën Askoli Satriano në reajonin Apuli, në një familje të varfër, si fëmija i tetë i familjes.Pas shkollës fillore në një manastir ai mësoi në kolegj.
Në ushtri u paraqit vullnetar me ç’rast shërbeu në policinë ushtarake. Pas kryerjes së Akademisë teatrore iu bashkangjit regjisorit Luka Rankoni, duke marrë pjesë edhe në Teatrin e Xhorxh Strelerit.
Në atë Teatër aktronte në pjesët bashkëkohore dhe klasike. Ishte i martuar me aktoren Simoneta Stefaneli me të cilën i ka tre fëmijë. Ai studionte dhe aktronte në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë në Romë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje