Ajsa Ruka, talent i ri në pikturë. Nxënësja nga Përmeti vlerësohet me disa çmime

19 Maj 2025, 20:08Kulturë TEMA
Ajsa Ruka, talent i ri në pikturë. Nxënësja nga Përmeti

Në moshën kur fëmijët sapo mësojnë të mbajnë në dorë lapsin, Ajsa Ruka nisi të vizatonte ëndrrat e saj në çdo mur të shtëpisë.

Talentin për artin e ka trashëguar nga i ati, por rrugëtimin e ka bërë të sajin, me shumë pasion dhe përkushtim. Ajsa Ruka tregon për mikrofonin e RTSH-së se piktura ka qenë një pasion që në moshë të vogël.

Kam filluar të pikturojë në moshën 5–6 vjeçe. Kritiku i parë ka qenë babi im, i cili kur vizatoja m’i shikonte pikturat dhe më thoshte se ku duhej të fokusohesha,” thotë piktorja e re.

Sot, lapsat dhe fletët e bardha janë pjesë e pandarë e jetës së saj. Ajsa ka arritur të krijojë vepra të mrekullueshme, të cilat janë vlerësuar disa herë me çmime të ndryshme në aktivitete artistike.

Çmimi im i parë ishte vendi i dytë që një moshë të vogël në një konkurs pikture në Tepelenë. Më pas jam vlerësuar me disa çmime të para,“ tha piktorja.

Pavarësisht talentit të saj të veçantë, Ajsa ka marrë mbështetjen e vazhdueshme të familjes dhe stafit pedagogjik të shkollës “Nonda Bulka” në Përmet. Ajo premton se do t’ua shpërblejë këtë besim me punë, përkushtim dhe vepra të mira në të ardhmen.

/RTSH/

Lini një Përgjigje