“Festa e Malit të Thatë” - Tradita, natyra dhe historia bëjnë bashkë banorët e vizitorët

12 Gusht 2025, 19:01Kulturë TEMA
“Festa e Malit të Thatë” - Tradita, natyra dhe historia

Në zemër të një prej zonave më piktoreske të Pogradecit u zhvillua për herë të parë “Festa e Malit të Thatë”, një aktivitet që mblodhi bashkë banorët vendas dhe vizitorët për të festuar natyrën, historinë dhe trashëgiminë kulturore të kësaj treve.

Atmosfera nisi me muzikë e valle popullore, ndërsa nuk munguan edhe gatimet tradicionale.

Një vlerë të veçantë festës ia shtoi ekspozita e studiuesit Ledjan Zeqollari, ku u prezantuan dokumente dhe fotografi të rralla, që tregojnë historinë e Malit të Thatë dhe fshatrave përreth. 

Është një ekspozitë e cila promovon kryesisht dokumente dhe aspekte të vlerave kryesore historike-kulturore të krahinës së Malit të Thatë,” u shpreh studiuesi Zeqollari.

Në fjalën e tij, Lavdërim Mimimllari nga Shoqata “Mali i Thatë” u shpreh se kjo festë synon të kthehet në një traditë të përvitshme.

Festa ka si objektin e saj ngritjen lart të vlerave të kësaj zone, të kulturës dhe të njerëzve që kanë kontribuar në kohë për ta mbajtur këtë zonë,” tha z. Mimimllari.

Organizatorët e konsiderojnë këtë edicion të parë një hap të rëndësishëm në promovimin e Malit të Thatë si destinacion turistik e kulturor, ku bukuritë natyrore, mikpritja dhe historia ndërthuren për t’i ofruar çdo vizitori një përvojë të paharrueshme.

- RTSH-

Lini një Përgjigje