Fisnikja e këngës Safete Toska, promovohet monografia kushtuar artistes

27 Shkurt 2025, 17:19Kulturë TEMA
Fisnikja e këngës Safete Toska, promovohet monografia kushtuar

Muzika është pjesë e pandarë e jetës sonë personale, familjare, shoqërore dhe më gjerë. Çdo popull, si element të rëndësishëm të dallimit të tij, mes të tjerash, ka edhe muzikën tradicionale, muzikë që ka kaluar aq bukur nga artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ku ka bërë pjesë edhe këngëtarja Safete Toska.

Këngëtarja Toska ka sjellë mjeshtërisht këngën popullore qytetare, veçanërisht atë të Shqipërisë së Mesme.

Një monografi nga autori Behar Arllati hedh dritë mbi plejadën e shquar të këngëtarëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë këngëtares Safete Toska.

“Zonja Safete Toska, fisnikja tironse e këngës. Pikërisht për ta nderuar jemi mbledhur në këtë sallë në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe dera është e hapur për të gjithë ato figura dhe personalitete që kanë dhënë një kontribut të vyer në muzikën dhe artin shqiptar”, u shpreh Aulon Naçi, drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Kjo monografi bën fjalë jo vetëm për Safete Toskën, por edhe për këngët shqiptare që gjithnjë e më tepër janë në zhdukje”, u shpreh Behar Arllati.

Në këtë ekspozitë, miq dhe kolegë kanë ndarë kujtimet e tyre përgjatë viteve për këngëtaren Safete Toska.

Lini një Përgjigje