Gonxhja: I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti!

1 Shtator 2025, 09:15Kulturë TEMA
Gonxhja: I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit

"I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti!

Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare.

Mes tyre spikasin filma që kanë hyrë në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duel i Heshtur”, “Në shtëpinë tonë” e të tjera vepra që i dhanë kinemasë shqiptare identitet dhe madhështi.

Lamtumirë Mjeshtër!" - shkruan Gonxhja në fb.

A.K./TemA

2 Komente

  1. Z
    Z

    NGUSHELLIME PER MICO ANAGNOSTIN ,,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      SOTIRI

      NGUSHELLIME ,,, PO NGA ISHTE ME ORIGJIN ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje