Gonxhja: Vdekja e Papa Françeskut çast zie për komunitetin mbarëkatolik dhe për gjithë njerëzimin...

21 Prill 2025, 11:54Kulturë TEMA
Gonxhja: Vdekja e Papa Françeskut çast zie për komunitetin

Ditën e sotme në orët e para të mëgjesit është ndarë nga jeta Ati i Shenjtë, Papa Françesku duke lënë një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë besimtarëve.

Bota e krishterë është e tronditur dhe në shok dhe nuk mund t'i vihet faj. Papa është një figurë përbashkuese dhe shumë e rëndësishme për besimin.

Ngushëllimeve të ndryshme nga politika dhe nga fetë e tjera ju është bashkuar dhe ministri për kulturën Blendi Gonxhja.


"Lamtumirë, Papa Françesku!
Në këtë çast zie për komunitetin mbarëkatolik dhe për gjithë njerëzimin, lutemi për shpirtin e tij të bardhë dhe për një botë më të mirë, ashtu siç na e mësoi ai." - shkruan ai në rrjete sociale. A.K./TemA

Lini një Përgjigje