Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Baba Mondi: E deshi shumë kombin tonë, bota humbi liderin e madh të kohës!

21 Prill 2025, 11:20Kulturë TEMA
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Baba Mondi: E deshi shumë kombin

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kreut të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku.

Në mesazhin ngushëllues, Baba Mondi thotë se “bota humbi sot Liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe dashurisë”.

Më tej, ai thotë se Papa e deshi shume kombin tone, “kombin martir te zotit”.

Papa Françesku ka vdekur këtë të hënë (21 prill) në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani. Sipas njoftimit, ai ka vdekur në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.

Papa vdiq disa javë pasi doli nga një spital i Romës, për shkak se u përball me një rrezik të pneumonisë në mushkëri. /rtvora/

1 Komente

  1. D
    Detari

    kombi jot eshte ne iran-turki o edmond...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje