Rama batuta me projektuesit e ‘Polit të Dijes’ në Korçë: Pastroni cepat e kollonave, se aty dallon BE-ja me Ballkanin

20 Prill 2025, 15:33Kulturë TEMA
Rama batuta me projektuesit e ‘Polit të Dijes’ në

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një inspektim të punimeve në kampusin universitar ‘Poli i Dijes’. Rama, i shoqëruar nga ekipi drejtues i qarkut të PS-së dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo, ka parë nga afër investimin e ri.

Rama nuk i ka kursyer batutat me zbatuesit e projektit gjatë momentit kur është ndalur duke parë disa detaje nga punimet e godinës.

‘Punimet janë shumë të mira, kjo do jetë me të vërtetë një nga godinat kryesore të arsimit. Veç mi pastroni këto cepat te kollonat, se këtu dallon BE-ja nga Ballkani.’ - ka thënë Rama.

Projektin ka nisur ta prezantojë drejtori i Fondit të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili e ka quajtur projektin inovativ për qytetin dhe si një qendër të re të arsimit në juglindje të vendit.

‘Fondi, së bashku me bashkinë dhe universitetin, ka bashkëpunuar për të krijuar një pol dijeje duke ndërthurur dijen në teori dhe dijen në praktikë. Është një projekt me një ndërthurje të tre projekteve të tjera. Projekti i parë është ferma didaktike, poli i industrisë kreative te ish-vaskat e peshkut, edhe ish-materniteti, projekti që ka nisur. Të gjitha këto lidhen me këtë Polin e Dijes. Kemi bërë një përputhje mes të resë dhe historisë.’ -tha Agolli.

/Shqiptarja.com/

2 Komente

  1. T
    Teodor

    Kur do dallon dhe cepat e kollonave....kur do gjithnje. Kaq detajist sa eshte si I kane shpetuar Beqja, Ahmetaj me shoke apo inceneratoret?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dulla-kandidat per deputet

      Komenti i shkurter dhe i goditur mire i Teodorit vlen sa nje referat ose i thene ne gjuhen e ekonomisteve sa nje Raport Kontrolli.. E perkthyer shqip-shqip do te thote qe Rama nuk eshte LESHKO qe ja paskan hedhur shoket ne gjithe ato vjedhje galopante qe jane bere qe nga incenatoret,fondeve te qe u dhane nga BE per rindertimin e pasojave te termetit,tek favoret qe jane bere me tenderat dhe lejet e ndertimit ne trojet me te preferuara dhe me te shtenjta etj...E ka derguar kryebashkiakun Veliaj te vendi i qenit si dhe i eshte qepur Ahmetajt se keta diku i kane shkelur ne kallo perndryshe do i mbronte dhe do i ngrinte ne qiell per" kontributet" qe kane dhene per nje Tirane Evropiane dhe shume e "gjelberuar"(nisur nga numuri i pemeve te mbjella), ku ja vleka te jetohet!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje