Pashkët, Spiropali: Simbol i fitores së dashurisë mbi urrejtjen

20 Prill 2025, 12:52Kulturë TEMA
Pashkët, Spiropali: Simbol i fitores së dashurisë mbi urrejtjen

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përcolli urimet për Pashkët nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, duke e cilësuar festën si një simbol të fitores së jetës mbi vdekjen dhe të dashurisë mbi urrejtjen.

Spiropali theksoi rëndësinë e bashkëjetesës fetare dhe vlerave që bashkojnë shqiptarët në ditë të tilla të shenjta.

“Kemi një traditë të bukur që festat i ndajmë bashkë, dhe në këtë atmosferë të gjithë gëzojmë dhe bëhemi bashkë për më shumë mesazhe shprese e bekimesh për të gjithë” tha ajo.

Spiropali theksoi se, “Pashka është e bekuar sepse simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën dhe të dashurisë mbi urrejtjen. Është një thirrje për të ecur përpara me më shumë dashuri për njëri-tjetrin”.

Ajo nënvizoi se, ky është një mesazh edhe për politikën.

“Ky mesazh shkon te të gjithë ata që janë këtu në Katedrale, por edhe në Kisha të tjera se Shqipëria është vend me tolerancë fetare. Bashkëjetesa mes njerëzve është e vërtetë. Ky është një mesazh edhe për politikën që të shkojë përtej ndasive të vjetra, përtej mesazheve që ndonjëherë përçajnë dhe për të dhënë mesazhe shprese. Me të vërtetë kemi mendime të ndryshme por duhet të punojmë më shumë për njerëzit e të japim që i paqtojnë dhe afrojnë njerëzit. Gëzuar të gjithëve, mbarësi e bekime në familjet tuaja”, u shpreh Spiropali. /atsh/

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    O Spiros o Palos (Spiropali) po perpiqet te na mbush mendjen per "dashurine" mbi Urrejtjen! E kemi pare kete "dashuri" ne Ukrahine filloi me Pucin e orkestruar ne Kiev ne 2014A.D nga nen sekretaria e shtetit Nuland dhe Paiat ambasadori i Sh.B.A-se ne Greqi dhe arratisjes se Presidentit te zgjedhur Janukovic ne Rusi. E pame kete "dashuri" qe Perendimi i Papes colonialist ndau Kishen Ruse dhe Ukrahinase me ato skena te turpshme kur me Vare dhe Leva shkallmonin dyert e Monasireve dhe Kishave atyre qe nuk donin Ndarjen e Kishave shekullore te perbashketa. Perse katoliket e Perendimit i conflikteve nuk u jep te drejtat e cdo shteti te kene Kishat e tyre sic jane ato Orthodhokse? Cfare dreqin kane ara qe fusin hundet ne Kishen Ruse te Ukrahines kur lejojne nje pushtues barbare si Erdogani te ktheje simbole si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinuanos ne 532A.D ne Xhami? Me ke talleni you o te pa fytyre? Ku eshte ky Perendimi I "Vlerave" per te cliruar Kostantinopolin ne qofte se jane "Te Krishtere"? Ku jane Genitcarot e turqizuar te vetequajturit Skiptare qe digjen te declarojne se jane pasardhes te Ilyreve dhe te Perandorit Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis? Po keta Batakcinjte (Bektashinjte) perse duan Turqine dhe jo Kombin Greko-Ilyre?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bejleri Fredis

      Agia Sofia do kthehet perseri madheshtore kur te hiqni dore nga lakmimi i pasurise se tjetrit Erdogan efendi dhe idhujt e rreme te betoheni vetem ne flamur qe larteson naten e lindjes se Jezuit yllit qe shndriti boten dhe erdhen ta adhurojne nga perendimi dhe lindja

      Përgjigjjuni
    2. I
      Injoranca e Berishës

      S.Berisha deklaroi nga Kisha Ortodokse: opozitën shqiptare, donin ta fshinin nga faqja e dheut, por u ringjall, ashtu si Krishti, por opozita është më e fuqishme se kurrë “për të përzënë Antikrishtin nga trojet shqiptare”................. P.S: Nuk kuptohet se si ata të kishës pranojnë për urim një politikan si Berisha që është NonGrata për korrupsion madhor dhe minim demokracie, e po ashtu nën hetim nga Spaku për korrupsion, e së fundmi ka një denoncim në Spak nga Haklajt për akuzë vrasje!!!!! Pavarësisht kësaj, Berisha i cili sa herë ka qënë në pushtet ka shkatërruar Shqipërimë sidomos me piramidat financiare apo universitare private, por edhe Gërdeci (26 të vdekur), apo 21 janari me 4 protestues të vrarë më bulevard. Tani Berisha krahason ngjalljen e Krishtit me rimarrjen e vulës së PD, dhe e quan njësoj ngjallje. Injorancë totale. Harroi "luftën" me leva, gurë dhe vare apo gaz lotsjellës në 8 janar për të marrë selinë e PD me dhunë?? Një njeri që si në pushtet e në opozitë ka përdorur dhunën, përmend Krishtin dhe ngjallen. Madje thotë se do largojë Antikrishtin nga trojet shqiptare. Me siguri quan Antikrisht rilindjen që sipas tij donte ta persekutonin e ti merrnin partinë, e që Saliu rilindjen e quan sekt. Edhe këtu tregon që është një injorant par eccellence. Sepse Antikrisht dmth që nuk pranon Krishtin, nuk pranon që ai është e vërteta. Por, feja myslimane e quan Krishtin thjesht profet dhe jo birin e Zotit, pra sipas tyre nuk është e vërteta. Si rrjedhim logjik, feja myslimane i bie të jetë Antikrisht. Kështu i bie që Saliu do dëbojë myslimanët nga Shqipëria??? Përveç kësaj, flet Saliu që nuk ka asnjë pushtet, është thjesht një politikan kryetar partie në pritje të gjykimit për korrupsion. Dmth muhabete kot për ca vota më shumë te dera e kishës ortodokse. Kemi të bëjmë me një njeri që ka pasur çdo lloj pushteti dhe posti lartë shtetëror, president, kryeministër, dhe nuk ngopet, do akoma të vijë në pushtet. Harron që pangopësia apo grykësia është mëkat kapital sipas fesë. Injoranca bën të vetën. Sa të vijë 11 maji, do shohim që do humbasë zgjedhjet Saliu dhe pastaj të gjejnë kryetar tjetër për PD, dhe s'do ketë më ça të broçkullisë Berisha.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje