Hirësia e tij Asti Bakallbashi zgjidhet si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

14 Nëntor 2024, 15:33Kulturë TEMA
Hirësia e tij Asti Bakallbashi zgjidhet si Mitropolit i Beratit,

"Njoftim

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, u mblodh sot, më 14 nëntor 2024, në selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Bylisit, z. Asti.
Fronëzimi Mitropolitit të ri do të bëhet më 21 nëntor 2024, në orën 12:00, në Kishën Katedrale të Shën Dhimitrit, në Berat.

Jetëshkrim i shkurtër i Mitropolitit të ri

Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Asti (Bakallbashi), lindi në Durrës, në vitin 1974. Ai kreu i studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik, në Durrës (1993-1997), në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (1998-2003), dhe studimet pasuniversitare (master) në Omilitikë në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012).
U dorëzua dhjakon (gusht 2003), kryedhjakon (i Kryepiskopatës) (nëntor 2006), hieromonak (nëntor 2009), arkimandrit (nëntor 2009) dhe Episkop, si Episkop Titullar i Bylisit (janar 2012).
Nga vitit 2012 ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe nga fillimi i 2018-ës si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.
Krahas veprës liturgjike dhe pimantike, ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: Në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si petagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, ku ka dhënë lëndën e Liturgjikës (2004-2017) dhe të Omilitikës (2015-2017); ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” (që nga viti 2005), bashkëdrejtues i Lidhjes Rinore të Mitropolisë së Tiranës (2010-2018) dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (2018 e deri më sot).
Gjatë shërbimit të tij, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në takime të ndryshme ndërorthodhoske dhe ndërkristiane." - shkruhet në komunikatën e Kishës. A.K./TemA

5 Komente

  1. I
    ILIR

    Vend i dhjere jemi,kryepeshkop i kishes se Fan Noli-t nje Grek i ndyre qe e ka treguar me qendrimin e tij qe eshte antishqiptar.Kaq dhe thote shume,kush do ta kuptoje e kupton.Perjetesisht armiku i Shqiptarise ka qene Greku. Mbaheni kalin e Trojes ne gjirin tuaj dhe da te pasoni si .........

    Përgjigjjuni
    1. D
      DJALLI MALLKUM GREK

      ZHDUKU NGA SHQIPNIA O PJELLA E DJALLIT . SI MUNDET ME QENDRU NE NJI KISHE TE HUJ KUR GJITHE POPULLI TE URREN E TE DO MET'PA ME KOK ZHYT NE HALEN E KISHES SHQIPTAREVE - KERMA GREKE

      Përgjigjjuni
      1. K
        K O R C A

        Ne Shqiperi ka vite te tera qe po hedh rrenjet thelle e me thelle kisha famekeqe greke , armike e sterbetuar e kombit shqiptar . Gjeja e pare qe beri kolonel Janullaqi qe ndihet kaq i fortlumtur ishte heqja nga piedestali i shqiptarit te madh e te pa vdekshem shen.Theofan Stilin Nolit . Gjthecka eshte bere , po behet dhe do te behet me tej , do te jete kurdohere PLOTESIMI I SYNIMIT DHE OBJEKTIVAVE TE LARGETA TE KISHES GREKE . KAM BINDJEN E PA LEKUNDUR QE PESHKOPI I RI DO TE JETE EDHE ME GREK SE SA KOLONEL JANULLAQI .

        Përgjigjjuni
        1. ΑΩ

          ORTHODHOKSET E SHQIPERISE KISHAT GREKE KANE ,,SE KISHA SHQIPTARE NUK KA ,,KOT LLOMOTITNI JU MYSLYMANET QE FUSNI HUNDET NE BESIMIN E ORTHODHOKSEVE ,,,,DHE MYSLYMANET XHAMIT TURKO OSMANE KANE ,,SE XHAMI SHQIPTARE NUK KA ,,,DHE MYSLYMANET BEKTASHINJ TEQE IRANJANE KAN ,,SE TEQE SHQIPTARE NUK KA ,,,,DHE KATOLIKET KISHA KATOLIKO LATINE KAN ,SE SHQIPTARE NUK KA ,,,

          Përgjigjjuni
          1. B
            B

            MITROPOLITI I KOMUNITETIT ORTHODHOKS BERAT VLOR KANIN ,,,,KANIN JAN TE GJITH MYSLYMAN ,,,VLORA 85% MYSLYM ,,BERATI 55 ,,,,

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje