Panairi i Librit 2024/ Toçi: Jemi përpjekur gjatë këtij viti që të kemi përkthime nga gjuhë të ndryshme

14 Nëntor 2024, 08:47Kulturë TEMA
Panairi i Librit 2024/ Toçi: Jemi përpjekur gjatë këtij

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka njoftuar rikthimin e Panairit të 27-të të Librit, një ngjarje e rëndësishme e librit në Shqipëri.

Dita e sotme, ishte çelja e këtij panairi, ndërkohë që kjo festë e librit do të vijojë deri më 17 nëntor, për t’u dhënë mundësi lexuesve të njihen me plot botime të reja.

Për të folur më tepër rreth kësaj feste të librit dhe lexuesit, e ftuar në emisionin "Ora e Betit", ishte botuesja Irena Toçi.

"Katos Kongoli është në një moshë në të cilën nuk mund të ketë produktivitetin e disa viteve më përpara, por ka sofizmin e moshës. Libri "Ballo me maska" ose "Shakaja e fundit" është një refleksion i moshës së tij. Një refleksion i pyetjeve ekzistenciale që ai i bën vetes sepse dhe personazhi kryesor i librit ka të njëjtin emër me të dhe vë në gojën e personazhit të gjitha pikëpyetjet e tij. Jemi përpjekur gjatë këtij viti të kemi përkthime nga gjuhë të ndryshme, sidomos nga rajoni por edhe nga vende të tjera të botës", u shpreh Toçi. A.K./TemA

3 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    Nje panair libri eshte nje gje shume e mire. Por jo vetem perkthime nga gjuhe te huaja duhen simuluar dhe shkrimtar shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "Shtepi Botimi" = ish Kjoskat e Tiranes

      kto hale FakeBotuese QELBEN LETERSINE SHQIPTARE .VK

      Përgjigjjuni
      1. s
        sa i ngja konkolbolit kjo debilja !

        si mer s'lan gjo pa degradue ne shqypnie ,kto manjakt e paras !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje