Spiropali dhe Gashi vizituan Panairin e Librit: Ngjarje e rëndësishme kulturore e letrare

14 Nëntor 2024, 14:45Kulturë TEMA
Spiropali dhe Gashi vizituan Panairin e Librit: Ngjarje e rëndësishme

 Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vizitua sot Panairin e 27-të të Librit në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali tha se ngjarja e rëndësishme kulturore e letrare si panairi ndodh në prag të Ditës së Alfabetit.

Panairi i 27-të i Librit “Tirana 2024”, ngjarja më e shënuar për kulturën dhe letërsinë shqiptare u hap sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Janë gjithsej 90 botues pjesëmarrës në panair, një pjesë e tyre edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Gashi ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të kryeparlamentares Spiropali.  Gjatë takimit mes tyre Spiropali e vuri theksin te bashkëpunimi dypalësh në fushën e integrimit evropian dhe krijimi i mekanizmave të përbashkët për shkëmbimin e informacionit e përvojave, të cilat do të rrisin efikasitetin e reformave. A.K./TemA

1 Komente

  1. w
    who cares ?

    Cudi ! Mue s'mu krrujtenbolet fare !spiropali-gashi-mul koktrashi ,apo nji qytetar me statusin " barbone" kjo s'ndryshon asgje nga surrati fshatarit boze.ai do jet po ai peder graqish,qe ka qen edhe me par.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje