“I shoh si lexues”, Lea Ypi për kostot personale të të shkruarit për familjen pa mburojën e fiksionit (VIDEO)

14 Janar 2026, 18:00Kulturë TEMA
“I shoh si lexues”, Lea Ypi për kostot personale të

Në një moment personal gjatë bisedës në Apostrof, autorja Lea Ypi reflektoi ndër të tjera në lidhje edhe me një nga aspektet më delicate të krijimtarisë saj, siç është përdorja e emrave dhe historive reale të familjarëve të saj në të dy librat, “Të Lirë” dhe “Të Poshtëruar.”

E pyetur nëse një zgjedhje e tillë ka patur kosto personale, Ypi pranoi se libri i parë ka shkaktuar më tepër debate ne familje. Megjithatë, ajo argumenton se i sheh të afërmit si lexues, ndërsa theksoi se secili prej librave shpreh këndvështrimin e saj, por lejon hapësirë për riinterpretime dhe kundërshtime.

Për Ypin historitë familjare shërbejnë si mjete dhe jo si qëllim në vetvete. Ajo shprehet se përmes tyre përpiqet të eksplorojë dinamika filozofike dhe politike që shtrihen përtej jetës së saj private. Në këtë kuptim, letërsia shndërrohet në mjet për të shpjeguar historinë nëprmjet emocioneve dhe nuancave psikologike, diçka që sipas saj shkrimi teorik e ka të pamundur ta arrijë.

Ndërsa të dy librat marrin shkas nga përvoja reale, Ypi thekson se asnjë prej tyre nuk duhet lexuar thjesht si memuaristikë. Atyre mund t’iu qasesh si ese filozofike, narrative historike, apo si tekste hibride, të cilat e shkrijnë qëllimisht kufirin mes fiksionit dhe jofiksionit.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal: Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar

3 Komente

  1. R
    R18

    Ka plot autor te fort shqiptar, vetem nje autor minoritar si Migjeni ka shum me shum aks etiko moral ne shrkime dhe ne lidhjte te ngjitur me realitetin

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epson1

      who gives a fuck

      Përgjigjjuni
      1. p
        pirro

        fraza ` pa mburojen e fiksionit`- mbetet nje fraza pa kuptim dhe e perdorur thjesht per te treguar se Lea qenka e ditur???¬

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje