INTERVISTA/ Mero Baze: Brezat e rinj nuk po e identifikojnë më veten me atdheun. Atë që e falim në gazetari nuk e falim në letërsi

18 Nëntor 2024, 23:53Kulturë TEMA

 

INTERVISTA/ Mero Baze: Brezat e rinj nuk po e identifikojnë më veten

Mero Baze, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për një arsye mjaft të veçantë. Ai ka botuar librin me poezi "Shi me baltë", të cilin e përshkruan si një përpjekje më të vërtetë se gazetaria për të thënë ato që mendon, duke qenë se nuk mbart kompromiset apo autocensurën që shoqëron gazetarinë shqiptare. 

Ai u ndal te poezia "Atdheu", që shërben si prolog i librin dhe tha se Atdheu jonë sot ka shumë pikëpyetje. 

"Dilemat që ne kemi, poezia përpiqet të ngrejë një debat për të vërteta, që arti duhet të prekë. Ata që vijnë nga gazetaria, dhe furnizojnë letërsinë nga gazetaria, janë pak më tokësorë sesa poetët dhe shkrimatarët. Arti dhe letërsia duhet të kthejnë sytë nga të vërtetat e hidhura të atdheut. Drama që përjeton poezia dhe proza, është shkëputja nga të vërtetat, nga ngjarjet që e formësojnë atdheun.

Pas ikjes së Kadarësë dhe Agollit, ka një boshllëk, është gati e gjymtuar letërsia dhe mungon historia e atdheut tonë, është nga gjymtyrët që i mungon letërsinë tonë. Nuk është se atdheu jonë është më i varfër, apo më i keq, apo më i vrazhdë. Ka patur periudha edhe më të errëta. Tani është më i pasur dhe luksoz, por e duam më pak.

Atdheu jonë tani ka shumë pikëpyetje në një shoqëri kozmopolite, të hapur, të rrjeteve sociale. Brezat e rinj nuk po e identifikojnë më veten me atdheun dhe kjo është një dilemë që duhet ta diskutojmë", tha Baze. 

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se cila prej "dy jetëve" që ai ka jetuar është më e vërtetë, Baze tha se është ajo si poet. 

"Problemi ekziston ende, te ne që jetën tjetër e kemi si gazetarë. Ne nuk i themi dot të gjitha të vërtetat pavarësisht se Shqipëria është e lirë. Kemi autocensurën tonë, vendosjen dhe pozicionin tonë në Shoqëri. Diktatura është copëtuar në disa diktatura të vogla dhe kemi diktaturën e vetes.

Duke më vënë në këtë dilemë, duke krahasuar veten si gazetar dhe poet, do të thosha se jeta si poet është më e vërtetë, atë që e falim në gazetari nuk e falim në letërsi. Letërsia është e vërtetë. Edhe nën diktaturë, edhe tani, letërsia e mbyt pjesën tjetër të jetës me të vërtetën. Është më e vërtetë letërsia.

Është një debat i përbotshëm, edhe në Shqipëri është ky. Duhet të na vijë turp nga vetja për gjyqin që i bëhej Kadaresë, thoshin është shkrimtar i mirë por është zënë me shitësen e lagjes", tha ai. 

Baze u pyet nga Rakipi se çfarë mendon se nuk ka bërë mirë në jetë, kur reflekton për të shkuarën dhe të tashmen. 

"Çfarë nuk kemi bërë mirë si qytetarë, kemi bërë kompromise në momente kur mungesa e kompromisit mund ti bënte shumë më mirë shoqërisë. Kompromise me politikën, biznesin, me shoqërinë dhe veset e shoqërisë, veset tona, por njeriu e ka të vështirë të numërojë në biografinë e vet se ku e ka dëmtuar ai shoqërinë dhe ku e ka dëmtuar shoqëria atë. Në jetën e përditshme nuk i bën dot gjyq vetes, por në letërsi është me e lehtë.

Ne kemi gabuar kur kemi mbështetur politikanë që nuk duheshin mbështetur. Nuk mund ti bësh vetes gjyqin pse ishe budalla apo naiv në një kohë. E rëndësishme është ta kuptosh cfarë ka ndodhur dhe ta transmetosh pë të tjerët", tha Baze.  

“Jugu është një nga vendet pa të cilat Shqipëria nuk do të ekzistonte. Është i braktisur, shërben për mitin e turizmit në jug, por nuk ka njerëz. Fshatrat janë boshatisur, nuk ka më njerëz. Është dramë, nuk ka njerëz të gjallë. Nuk shikoj një vështrim kapilar se si mund të ngjallet, si mund të ripopullohet. Ka nevojë për politika njerezore, ka nevojë për qeveritarë që duhet ta dinë ç’është fshati, jo për ministra që e dinë se qumështin e bën dyqani dhe jo lopa.

Nuk mund të mbahet si muze i historisë se këtu lindi Kadareja, Ismail Qemali. Jugu duhet të jetë pjesë vitale. Duhet bërë me politika të qarta si Greqia bëri Greqinë e veriut. Politika e financinimit të kthimit të njerëzve duhet të jenë konkrete. Politikat që bëhen në jug janë kolonialiste. Në bregdet investohen miliarda, por jo në fshtara. Në bregdet investohet për turizmin, që ka nevojë për emigrantë.

Jugun e mbajnë fshatrat, se një qytet ka patur, Gjirokastrën.

Nuk duhet bërë si fshatrat socialistë duke bërë rrugën, ujësjellësin dhe kaq. Unë u ktheva në fshat në 2014. Nga tetë tufa bagëtish sot është vetëm një. Është shkatërruar blegtoria nga politikat e financimit se i bënë me garë në e-albania, që është korruptive dhe këta që humbin falimentojnë dhe ikin nga fshati. Ka politika jokorrekte për ata që kthehen në fshat. Komplikimi i lejeve për ndërtime në fshat është sikur të merrte leje Çet Kastrati në Tiranë. Fshatari nuk ka nevojë që të shkojë në Greqi, se këtu realisht fitohet më shumë se në Greqi, pro qeveria duhet të ndihmojë fshatarin në bujqësi, blegtori dhe banesë.

Drama e fshatit është dramë qeverisëse. Nuk ka lidhje me lëvizjen jashtë, por ai do politika të qarta”-tha Baze. 

 

17 Komente

  1. A
    Albani

    Reflektim i nje qytetari te vertete e te pergjegjshem. Dashuri per atdheun dikur ishte ndoshta edhe sakrifica sublime, dhenia e jetes. Sot atdhe dashuria kerkon shume me pak saktifice, kerkon te thuash te verteten qe e shohim e prekim te gjithe cdo dite: degradimin e thelbit te shoqerise sone e braktisjen e pjeses me te bukur qe kemi, te fshatit e jetes se zakonshme qe ben nje komb te jete i tille. Sa me shume njerez si Mero ta bejne kete reflektim e reagim aq me shume gjasa ka qe frenohet kjo qe po ndodh e atdheu yne i dashur te kthehet nga e mbara.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alba

      Ju dhe shoket e tu e keni fajin z. Mero, qe femijet s'identifikohen me atdheun. Debatet per gjasme c'mitizimin e miteve dolen nga mediat si fillim. Urretja per vendin dhe per popullin po nga media. Ishin gazetaret qe i dhane rendesi gjithe sharlateneve qe hidhni pleh me figurat kombetaret vetem per dy klikime. Ishin ju, gazetaret e celur ne demokraci, qe ore e minute na sherbenit rubrika kundra Shqiperise, kundra popullit, kundra identitet kombetar ne favor te kozmopolitanizmit, multinacionalizmit dhe globalizmit. Ishin gazetaret qe promovonin thjeshte degjenerimet fizike dhe intelektuale neper revista, gazeta e media vizive. Ne 2000 mbaj mend sa se na mode ishte te shaje identitet tone shqiptar, nga Lubonja, Klosi e shoke, se gjasme ne s'kemi asnje vlere e s'kemi me ca te krenohemi. Dhe ja ku jemi tani, pa asnje pike referimi, pa asnje kohezion social, pa asnje gje, keshtu qe mos bej sikur te prishet gjiza qe brezi ri s'ka afrimitet me identitin e tij. Sepse kjo eshte ajo qe kemi mbjedhur me dekada ne Shqiperi. Kete po korrim.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Detari

      keto librat i beni per pastrim parash, ske faj ti...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Soni

        Bravo Mero.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardha bie nën dardhë

          Komunistët nuk kanë atdhe. Kështu u edukuan edhe etërit.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Messerschmitt

            Mero ne fshatin tend u ndertuan varrezat e gerko arrixhinjve gjakdhjerve qe nuk dine ceshte nje varr.

            Përgjigjjuni
            1. K
              King D

              E kemi adn e gabuar ne gjak dmth s'ndreqet kjo shoqeri e dhj@@ e... femijet dalin njeri- tjetrit ne prite me thika... dikush tjeter vritet m'bas mesnate me kallash... pasi naten skiftere.. diten gjume... normale qe do preke sharra ne gozhde .. thote nje shprehje popullore.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje i Moshuar

                Bravo Mero Baze ke bere nje shkrim sa AKTUAL , aq edhe teme e nxehte ??? E ke prekur mu ne zemer qe na dhmbe te gjitheve ne te asaj kohe qe kemi punuar kemi dhene nje kontribut pamvaresisht veshtiresive me fshatin si dhe jugun eshte bere shume gabim pas 90-tes dhe ja ku jemi sot eshte boshatisur ???Eshte ashtu si thua ti ne ate shkrim "qumshti nuk behet ne dyqan por e ben LOPA " e po keto lope vetem ne fshat mund te mbahen ???? Eshte nje shkrim qe ska nevoje per shume komente i ke thene te gjitha , le te jete nje KEMBANE per te gjithe ata politikane qe e duan ta bejne Shqiperine ???Edhe ne fshat behet jete dhe me e mire se ne qytet por do investuar ???Nje Thirje per te gjithe ata qe kane veshe : Ta bejme fshatin si Qytet

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vas Construction

                  Ka dhënë një intervistë per Ylli Rakipin nuk ka bërë shkrim po ju pensionistët keni pjerdhur me kohë . Jeni si gomari që po e hante ujku dhe thoshte jam ne ëndërr

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Alfred

                  Mire qe na tregove se je peng ne zanatin e gazetarit! Duke i sherbyer pushtetit te rrugaceve! Problemi eshte se kete zanat e ushtron cdo dite dhe gjithe diten. Ndersa si poet prezantohesh njehere ne 10 vjet!...

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlora

                    Po si t ta them o Z.Mero, nga t'ja filloj. Bravo qe nuk e le pasionin, ne planin personal. Po e ke menduar ndonje here sa pushtet ka fjala juaj n gazetari e media, se thua poezia eshte me lire per te thene ate qe do. Po ju si media beni larje truri nepermjet lajmeve dhe berjes se opionion maker ..jepni drejtimin e gabuar njerezve dhe dashuria per atdheun shnderrohet ne budallallekun e mases, ne pseudo patriotizem..

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Atdheu

                      Te pakten ke kurajon dhe mendesine te hapesh gojen megjithese si fshatar Tepelene qe je nuk te le sedra e semure te thuash hapur me falni qe kam qene naiv qe ju sherbeva me zell te madh pishtareve te demokracise qe i vune flaken fshatit tim. Keto qe ti sheh sot jane pasojat e asaj qe u mbollen ne vitet 90 por edhe 2000.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Replike

                        Vas konstruksion :po cndryshim ka pse e ka quajt i moshuari shkrim dhe jo interviste ??? Po tek shkrimi i vet eshte mbeshtetur , lexo LIBRIN e Meros dhe e kupton ? Mos e fyej te Moshuarin jane ata pastaj ju te rinjte qe e keni MENDEROSUR kete vend natyrisht jo te gjithe ??? Por faji qendron tek POLITIKA e pas 90-tes FL

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Për 34 vite në emër të demokracisë është luftuar shteti shqiptar dhe kombi shqiptar nga vet shqiptaret,agjent të shërbimeve të huaja kryesisht serbe e greke.Tani kudo që bisedosh me njerzë në Shqipëri fiton bindjen se veq shqiptar nuk ka.Sdcili gjenë një gjyshe a stwrgjyshe nga nëna apo babai me origjin serbe,greke arumune,italiane e çka jo tjetër.kanë dal në sipërfaqe enklava sllave e greke si në Vrrakë të Shkodrës,në një fshat të Fierit,në Liqenas të shendrruar nga Rama në Pustec,në Gorë,Gollobordë e të mos flasim për Jugun e Shqipërisë që komplet është futur nën sqetull të Greqisë.Ramës do i mbetet veq Rrethi i Tiranës një shtet si i Haxhi Qamilit.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            RAIFI

                            Për 34 vite në emër të demokracisë është luftuar shteti shqiptar dhe kombi shqiptar nga vet shqiptaret,agjent të shërbimeve të huaja kryesisht serbe e greke.Tani kudo që bisedosh me njerzë në Shqipëri fiton bindjen se veq shqiptar nuk ka.Sdcili gjenë një gjyshe a stwrgjyshe nga nëna apo babai me origjin serbe,greke arumune,italiane e çka jo tjetër.kanë dal në sipërfaqe enklava sllave e greke si në Vrrakë të Shkodrës,në një fshat të Fierit,në Liqenas të shendrruar nga Rama në Pustec,në Gorë,Gollobordë e të mos flasim për Jugun e Shqipërisë që komplet është futur nën sqetull të Greqisë.Ramës do i mbetet veq Rrethi i Tiranës një shtet si i Haxhi Qamilit.

                            Përgjigjjuni
                            1. q
                              q.va gruan e tao balles a mazniku

                              edhe ti ymer je kontribues ne korrupsioni e vendit qe vrau ate femijen

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                reali

                                edhe une e pelqeva shkrimin. atoi qe keni thene per fshatin jane probleme madhore per te ardhmen e shqiperise. pse nuk folet per ligjin me antishqiptar, i miratua nga nje parlament anti shqiptar e i firmosur nga presideniti me antishqiptar e qe eshte ligji fame=keq e i miratuar keqe eshte ligji qe i ka bere me keq shqiperise e qe eshte LIGJI FAMEKEQ 7501 per token. ky ligj , diku , nga elmaz leci eshte thene se as ne gazete zyrtare nuk eshte votuar, bile edhe seanca parlamentare per kete ligj eshte pak e dyshimte. sikur te mos ishte miratuar ai ligj i shtyre nga armiq shekullo, bile per te shitur, une qe banoj prej me shume se 25 vjetesh ne SHBA prej 15 vjetesh do kisha ndertuar nje shtepi ne fshat, por parlamenti anti shqiptar miratoi ne ligj nqs nuk ke qene banor ne fshat nuk mund ta marresh token edhe pse e trashegoi nga te paret e mi prej dhjetra brezash dyke paguar sipas ligjite tatimin ne natyre deri sa e mori kooperativ. per kete hall i shkrova nje leter kryeministri edi rama para tete muajsh dhe me 18 mars 2024 eshte dorezuar ne kryeministri nga USPS ne oren 12:55. por i madhi kryeminister nuk denjoi ta lexoje varesit e tij servile jane urdheruar te te mos e shqetesojne "LARTMADHERINE" me gjera te "vogla" z baze uroj qe radhen tjeter ta trajtosh kete problem. GJITHE TE MIRAT!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje