Rama: “Ju flet Tirana”, kartolina e shkollës “Servete Maçi” në nderim të 80-vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit

18 Nëntor 2024, 15:00Kulturë TEMA
Rama: “Ju flet Tirana”, kartolina e shkollës “Servete

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video teksa kori i nxënësve të shkollës “Servete Maçi”, interpretojnë këngën “Ju flet Tirana”.

“Ju flet Tirana”, kartolina e shkollës “Servete Maçi” për të nderuar 80-Vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit Kjo këngë, e kompozuar nga Genc Tukiqi, me tekst nga Agim Xheka është risjellë në këtë përvjetor, nga formacioni orkestral dhe i korit të kësaj shkolle të Tiranës”- shkruan Rama.

Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë. A.K./TemA

1 Komente

  1. T
    Tomi

    E lexova ketu https://www.gazetatema.net/kulture/liroj-liroj-dy-fjale-te-kunderta-i465282 dhye e vertetova ne Fjalorin e Gjuhes Shqipe se fjala ÇLIRIM eshte e kunderta e fjales LIRIM.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje