VIDEO/ Danny Devito dhe gjyshja e tij shqiptare!

17 Nëntor 2024, 17:18Kulturë TEMA

Aktori i njohur komik amerikan Danny Devito mbush sot 80 vjeç.
Po e kujtoj pak këtu me pjesën nga një intervistë për një podkast, ku tregon për gjyshen e tij nga këndi në fund të Kalabrisë - që si shpjegon ai - përballë detit ka Shqipërinë.
Vetëm në fund të jetës, kur ajo dergjej në shtrat, Danny kishte mësuar se gjuha që fliste gjyshja nuk ishte italisht por një variant i shqipes: “Ajo fliste Geg”, ka thënë ai. (Videon e keni në fund të tekstit.)

Filma dhe TV

DeVito mund të njihet më shumë nga brezi i sotëm prej serialit televiziv “Është gjithmonë mot me diell në Filadelfia” (It's Always Sunny in Philadelphia), por famën në publikun amerikan e fitoi me serialin televiziv “Taxi” (1978-1983).
Ai ka luajtur në filma si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (1975), “Terms of Endearment” (1983), “Twins” (1988), “The War of the Roses (1989)”, “Pulp Fiction” (1994) etj.
Filmi im i preferuar është “Other People's Money” (1991), por kërkon pak njohje të kontekstit socio-ekonomik amerikan për t’u shijuar si duhet.

Batuta me Shvarcenegerin për bariun shqiptar

Prej origjinës së tij shqiptare ka kontribuar me një nga batutat komike të filmit “Twins” (Binjakët), ku luan personazhin Vincent, vëllain binjak të Julius që luhet nga Arnold Schwarzenegger: “Nuk do të të prezantoj me mamanë time nëse vishesh si bari i dhive nga Shqipëria”.

Këtë fjali, ia thotë Vincent (që luhet nga Danny DeVito) vëllait të tij binjak Julius (që luhet nga (Arnold Schwarzenegger) në filmin Binjakët (Twins).
Mund të jetë edhe rastësi, por pas zbulimit të fundit të prejardhjes shqiptare të DeVitos të shkon mendja se aktori komik e ka propozuar vetë këtë fjali në tekst. Aktorët kontribuojnë nganjëherë fjali të tilla në filmat ku luajnë.

VIDEO/ Danny Devito dhe gjyshja e tij shqiptare!

Për shembull në filmin “The New Guy”, aktorja Eliza Dushku i thotë diçka në shqip djaloshit me të cilin po bie në dashuri. Dhe pastaj ia shpjegon se çfarë ka thënë duke shtuar se “Gjyshen e kam shqiptare”.
Nga fundi i filmit edhe ai ia kthen me një fjali në shqip që mesa duket e ka mësuar në internet.
I lindur në New Jersey, në vitin 1944, Danny DeVito është një nga aktorët më të shkurtër në botë. Vetëm 1.47 m, për shkak të një sëmundjeje të rrallë, ai megjithatë ka fituar famë me rolet që ka luajtur. Kontrasti në gjatësi si dhe në natyra ishte thelbi i humorit në filmin e lartpërmendur “Binjakët”.
Gëzuar edhe 100 Devitos! Lavdi barinjve të Shqipërisë.

14 Komente

  1. R
    R

    Gjyshja ishte myslymane ,,apo e krishter ,,,jo per no nj gje po duhet ta dim ,,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Soni

      Koqe. Crendesi ka. Mos u merrni me fe ...mos fusni spice e zjarr.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Kush do ta dije "dekari" qe komenton gjithnje si qafcar??Ja fshive sumen janulles dhe ke kohe te lire tani?? Shko bej na nje gojore atyre pedeve te tjere me mantel te zi tani!!!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roland

          Pse kur lind , si lind o "R" ? Mesoje pra qe lind si pjese e Kombit ose origjines kombetare nga vjen, ne kete rast shqiptare .Se cfare targe do te te vene ose jo , musliman apo i krishter, kjo nuk ka rendesi ,,,jo per no nj gje po qe duhet ta dish ,,, o tulle.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adi

            Bektashie si baba MONDI ,AHHAHA

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jani

              Njerezit e LIRE, sot ne vitin 2024,fene e zgjedhin,nese e duan . Besimi, feja eshte thjesht ceshtje ZGJEDHJEJE PERSONALE per njerezit e lire. Per ata qe kane trurin ne vitet 1800 e mbrapa, sklleverit, eshte muhabet tjeter. Para 2000 vjetesh nuk kishte te krishtere e as myslimane. Keto fe, besime, pjeserisht u zgjodhen me deshire apo nga njerez me pushtet, por ne teresi u imponuan me metodat e kohes, edhe me dhune. Aq i forte ka qene imponimi i popujve te skllaveruar, sa sot jane akoma rober te mentaliteteve PRIMITIVE,nuk jane ne gjendje te zgjedhin vete, te mendojne vete. Qesharake jane sot, sidomos arabet qe vijne ne perendim si pabuksa, por mburren me fene e tyre e duan te imponohen. Po aq KARAGJOZE jane greket serbet apo disa te krishtere, per fat pak, qe sillen njelloj si arabet...MESJETARE ne vitin 2024.Nuk i plas njeriu se cfare beson ti... Muhammed apo Krisht... eshte thjesht puna jote. Roberto Baggio zgjodhi te behet budist... nuk ju rruajt askujt, pune e tij... na mbyten sklleverit!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rr

                Cifit si baba Sorros

                Përgjigjjuni
              2. Z
                Zef Taka

                Gjyshja e De Vitos, një katolike Kalabreze, fliste shqipen Gegë, dhe është kushërira e 18-të e Jozefina Çoba - Topallit, ku gjyshi i Sajë, (mbajtës i hejbeve të kalit të guzhinjerit të Skenderbeut) mbasi u rikthyen Turqit, i hypi kalit, dhe shkoi me kalë e në anije në Itali, dhe u vendos tek një cep mali, e që më vonë e quajtën Kalabri.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  lipja

                  ne fakt duhet thene gjyshja arbereshe do te ishte e sakte

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Juavuri

                    Rrrrrr qenke or tej

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patkoi

                      Sa bir kurve paske qenë! Një gjë është e sigurt, ju jeni pjellë inçesti.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqipe-Jugu

                        per Fate te keq,ka shume qe e Fshehin Prejardhjen e tyre Shqipetare,ketu hyjne shume gjera..Interesi,Shteti ne te cilin Ndodheni dhe jetoni ect.. -me 2024 tren ne Gjermani,pronarja "Greke" e nje Restoranti me THote:Gjyshja ime fliste vetem Shqipe.....dhe nuk dinte asnje llafe Greqishte... @@Ne se doni i them me thoni nga cili Fshate i Greqise ishte gjyshja juaj??Nga Thiva me thote...Falemnderit i them.... @@Po ne Gjermani me 2018-ten...nje "Greke" nga Fshatrat e Thesprotise Greke me thote:PO te Hyje ne Eu..Shqiperia..Gjyma e Greqise..do te Flasin Shqipe..dhe thone qe jemi Shqipetare.....po ti vete i them:C´fare je..Greke apo??Une jame Shqipetare i Paster me thote LIndur ne THesproti,dhe banues po aty...por Reaksjoni Greke, bene gjithcka qe ne te heshtim..... @Me 1997-ten ne Tirane takova nje Amerikane,qe fliste nje Greqishte te vjeter dhe te rende....Ai vete me thote se une flisja mire Greqishte... dhe pa me lene ta Pyesja me thote:Une jame nga Fisi i Zhapajve nga LIbohova.... @@Mos valle ke te beshe me Zppion e Famshem ne Athine i thashe:PO me thote..nga ai fise jame...po pse Harallambos Zhappas ja dhuroj Pasurine Shtetit Greke dhe jo Shqiperise??Sepse Greqia atehere ishte Shtet me thote kurse Shqiperia jo.... @ kur e pyes:Po nga gjaku je Greke apo Shqipetare??Ketu me kape me tha..po tha une jame Shqipetare,por per Pzisjonin dhe Punen qe kame kjo nuk me ndihmon ta them....?????????????????????????????

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vorioepiri

                          Nuk ka Kalabrez mysliman.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dardani

                            O R, Te gjithe shqiptaret e ikur ne ate kohen Arbereshet ishin Te Krishtere race paster. Te gjithe qe vone verdalle pa lare jane perdhyer ne musile arab se ka plot muslimane zotnij

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje