VIDEO/ Sot, 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës

17 Nëntor 2024, 09:39Kulturë TEMA
VIDEO/ Sot, 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës

Si sot 80 vite më parë Tirana u çlirua nga pushtuesit nazifashistë.

Ky moment historik konsiderohet si operacioni i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korpomatës së i Sulmuese. Shtabi i Korparmatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme.

Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor).

Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë.

Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij./ATSH/

2 Komente

  1. D
    Doda

    Lavdi deshmoreve te atdheut qe dhan jeten e tyre per çlirimin e Tiranes nga nazifashizmi dhe bashkepuntoret e tyre tradhtaret e kti kombi , turpi i mbuloft tradhtaret , lavdi te perjeçme deshmorve te atdheut , gezuar festen e çlirimit te Tiranes .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Fishta i riu

      Kanga : ç'ka te gjeti moj Shqipni///// ç'ka te gjeti moj Shqipni/ Tu ba Serbia Parti/ Miladin edhe Dushan/ Histori vetes kan lane/ Si e gjeten e ban te pare/ Shqiptarin antishqiptar//// Nje nate te erret n'ate Tirane/ Ne nje skute mbledhjen kan zane/ ngrihet Enveri me dredhi/ Prezanton shokun Ali(Miladin):/ -Nane Serbia na e ka pru/ Partine tone per me formu////Qemal Stafa marre prapsine/ Godet me grusht mbi tavoline:/-Nuk kam pyet pe Zog e Pari/ Nuk ma nine per Itali/ Me baben gjithnji ngatrru/ Komunist qesh deklaru//// Kur moshataret e tij/ Ne Kosove e ne Cameri/ Kishin dalur vullnetar/ Per gjuhe shqipe, bashkim kombetar/ kishte kohe qe i biri i Stafes/ Kish braktis rrugen e babes//// -Me ngadale shoku Qemal/ ketu jemi ilegal/ Ilegalizmin me ju shpjegu/ asht si ujku i masku/ qe me durim ne shkurre prete/ T'i afrohet preja vete//// (E ule tonin Miladini)/ shikoni ç'punon Stalini/ Po terhiqet n'shpella e gryka/ gjer sa t'hyje n'loje Amerika/ Tui ba shenje se kam mbaru/ Gjermani asht tue fitu//// Kur te vetet t'i bien n'shpine/ keni per ta pa Rusine/ gjer n'Berline ka me marshu/ Komunizmin me instalu/ Ideja e re e kesaj jete/ do t'perhapet ne shume shtete////Qe t'vej mire kjo qe kem nise/ Ju kam sjelle arken e Partise/ gjersa partia t'kete fitu/ me pare duhet ndihmu/ Kur t'fitoj ndihmohet vete/ Sepse shpallet Parti-Shtet//// Enveri shpejt ka vepru/ arken para ja ka pru/ Hodhi n'arke njezte Dinare/ -Qofsh Enver me kambe te mbare/ perkohsisht je sekretar/ Gjersa Partia zgjerim te marre//// Enveri pastaj vazhdoi/ Sejcilit arken afroi/ Si dikush t'i kete lajmeru/ xhepat plote i kishin pru/ Asnji Pare, t'gjithe FLORI/ Qeshnin hidhnin per Parti//// Vazhdone, si ju pelqene ju sjellim dhe pjesen tjeter te vepres monumentale te partizaneve bashke me komandantin e tyre....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje