3 tituj të rinj të Bedri Dedja

16 Nëntor 2024, 11:26Kulturë TEMA
3 tituj të rinj të Bedri Dedja

“Qyteti me tri kështjella”, “Djemtë e luftës” dhe “Kryengritje në pallat” janë tre librat e shkrimtarit të madh për fëmijë Bedri Dedja të botuar së fundmi.

Për botimin e kësaj serie për fëmijët është kujdesur vetë vajza e vetë autorit Edlira Dedja.

Ndërsa botuesja Rita Petro, theksoi se Bedri Dedja ka përdorur të njëjtën gjuhë dhe stil në të gjithë veprat e tij. Mes tjerash ajo dha detaje për tre titujt e rinj të shkrimtarit që janë shfaqur në Panairin e 27 të librit.

Gëzim Tushi, teksa I ka kushtuar një libër autorit Bedri Dedja kujtoi momentet me këtë të fundit ndërsa shtoi se ai është themelues e sociologjisë shqiptare.

Bedri Dedja ka shkruar mbi 60 vepra letrare për fëmijë dhe të tjera për të rritur. Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe të psikologjisë, ai ka qenë autor me kreativitet kompleks dhe të larmishëm: poet e prozator, dramaturg, përkthyes, gazetar dhe kritik, studiues i historisë së pedagogjisë dhe i historisë shqiptare për fëmijë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje