Motra Tone është një prej simboleve të qytetit të Shkodrës. Një pikturë e Kolë Idromenos e cila njihet nga të gjithë.
Së fundmi, me vendim të Bashkisë Shkodër ajo është kthyer në një murale gjigande të pikturuar në hyrje të qytetit.
Tashmë ajo do hijeshojë planin e qytetit verior duke qenë njëkohësisht dhe gardiania shpirtërore e tij.
Shkodra, aq vite e pamësuar me të tilla gjetje spektakolare nga politika do dojë ca kohë të mësohet me pamjen e re që po i jep Benet Beci asaj.
Kujtojmë se në Tiranë ka disa të tilla, së fundmi ajo e Kadare dhe Vaçes. A.K./TemA
Lini një Përgjigje