Kundera i ri në Panairin e Librit!

15 Nëntor 2024, 15:40Kulturë TEMA
Kundera i ri në Panairin e Librit!

“Libri i së qeshurës dhe harresës” është botimi më i ri në Panairin e Nëntorit për vitin 2024.

Libri vjen i botuar nën përkthimin e Ataol Kasos për botime “Pika Pa Sipërfaqe” dhe është një nga librat më të dashur për Kunderën.

Autori çek por që jetoi në Francë një periudhë të jetës së vet kishte një dobësi të madhe për muzikën.

Ai përjetoi nga afër ’68 në Pragë dhe për pasojë ishte një prej shkrimtarëve më interesantë të bllokut lindor por jo vetëm.

Një kandidat perpetual për çmimin Nobel, megjithatë, ashtu si Kadareja, nuk e fitoi kurrë.

Por kjo nuk e pengon të jetë një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të historisë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje