Çfarë nuk duhet të lini pa marrë në Panair! Ja disa nga prurjet më të reja!

15 Nëntor 2024, 13:45Kulturë TEMA
Çfarë nuk duhet të lini pa marrë në Panair! Ja disa

Panairi i Librit si shpeshherë është kthyer në event, ngjarje kulturore për Tiranën që lë Vjeshtën pas dhe i drejtohet Dimrit.

Ky ishte Panairi i Parë pa Ismail Kadarenë. Botimet ishin të shumta, prurjet dhe më të shumta. Uegen kishte sjellë disa (pesë) vepra të reja nga Dostojevski, përkthyer nga rusishtja. Pika Pa Sipërfaqe kishte sjellë Kunderën por dhe Doan Danin dhe Damiano Aliajn, këto të fundit autorë shqiptarë. Lajmi i mirë është se Toena më në fund ribotoi "Angelus Novus " të Bashkim Shehut.

UET Press mban librin e fundit të Mero Baze me poezi “Shi me baltë” dhe librin e fundit me intervistë të Kadare dhënë për Eni Vasilin.

Botimet Skanderbeg kanë sjellë Murakamin e ri dhe Botimet Buzuku kishin plot tituj me autorë europianë dhe jo vetëm.

Një risi ishte stenda e Artini-Toena, por nuk mungon stenda e Botimeve Françeskane dhe Akademisë së Shkencave, ngjitur me atë të Botimeve Zenit si plotherë me shumë risi, ndër to dhe vëllimi poetik i Gent Demit. Romeo Çollaku, si përherë i shitur, mungon, edhe pasi u ribotua (Mjaltë në teh) vetëm pak kohë më parë.

Albas ka sjellë disa Petro Marko të rinj por edhe përkthime autoktone nga Çollaku dhe Çunga, dy grekofonë të mirënjohur. Dituria ka sjellë “Festa e kotësisë” të Kundera.

Disa, shumësa, ankohen jo për çmimet e kripura që janë problem më vete, por për përkthimet, me thënë të drejtën, nuk mendoj se është e drejtë ndaj përkthyesve dhe studiuesve. Mëngjesin e së mërkurës, kur sapo hyra në Panair pashë Edmond Tupen, dhe kur profi ka marrë në dorë frenat e gjësë nuk mendoj se ka të tjerë më të aftë të ankohen. Nga frëngjishtja është përkthyer shumë, dhe mirë, nga anglishtja mund të jetë përkthyer më pak mirë, por gjithsesi me gjuhë të drunjtë që është më mirë se hiç.

Këtë panair doli dhe libri i ri i Ardian Vehbiut por dhe përkthimi Baudrillard te Pika Pa Sipërfaqe, të dy frut i një pune kolosale që vijnë për lexues të specializuar.

Miqtë më të mirë të librit mbeten të vegjlit, që pikësynimi i tyre i përhershëm është zemra e panairit, pra botimet Albas, me botimet shkollore. Por edhe Dudaj që sapo ka hapur librarinë e vet te Piramida.

Por mjaft me të mëdhenjtë, të flasim për të vegjlit, dy shtëpi botuese, apo ente, kanë gjetur strehë te Pika Pa Sipërfaqe, Dritëhije dhe Kandrra.

Botimet e tyre të Agamben dhe Palermo janë një pasuri e teorisë politike për bibliotekën e çdokujt.

Panairi mbyllet të dielën, mirë është që librat ti hyjnë në zemër çdo shqiptari që kalon andej pari. A.K./TemA

1 Komente

  1. M
    Muci

    Po cfare panairi eshte ai kur edhe Mithat Havari, nje vagabond ordiner, nje njeri pa arsim perkates na qenka bere autor. Vagabondin Havari e kam pasur ne pune ne uzinen e celikut, i pa arsimuar, vetem me nje shkolle te mesme mekanike nqs se nuk gabohem dhe papritur na u be shef dege. E shikoni se ku ka rene kjo shoqeria shqiptare qe nje aventurier del neper ekrane dhe moralizon dhe na shkruan edhe libra!! E ku ke rene moj Shqiperi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje