Në Biblioteka Publike "Marin Barleti" u zhvillua promovimi i librit "Epistular" të Prof. Jup Kastrati dhe At Justin Rrota O.F.M, vëllimi i parë i Operës Omnia për periudhën 1951-1964, botuar nga Fondacioni "Jup Kastrati".
Gjatë aktivitetit, fjalimet për rëndësinë e veprës u mbajtën nga Profesor Bashkim Gjergji, znj. Fatmira Kastrati (Sykja), dhe Prof. Diana J. Kastrati.
Në aktivitet ishin të pranishem nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Teuta Qyteza, rektori i Universitetit "Luigj Gurakuqi", z. Tonin Gjuraj dhe pedagogë të universitetit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje