Momente nga promovimi i romanit “Dreri i trotuareve” - 35 vjet pas botimit të parë - me shkrimtaren Diana Çuli (FOTOT)

14 Nëntor 2024, 20:19Kulturë TEMA
Momente nga promovimi i romanit “Dreri i trotuareve” - 35 vjet pas

Diana Çuli njihet si një prej grave të forta të letërsisë shqipe. Ajo është dhe prej peshave të rënda të letërsisë shqipe.

Kjo dihet. Ajo ka përkthyer autorë si Jean-Paul Sartre dhe të tjerë. Por është shkrimtare vetë. Me romane si "Dreri i trotuareve" dhe "Vrasje në kryeministri".

Ajo, meqë u bë sebep dhe Panairi, ka zhvilluar një promovim sot në shtëpinë botuese "Toena", pikërisht për librin e parë.

Sot i bie të jetë tridhjetëepesë vjetori i "Drerit të trotuareve", libër shumë i dashur për të. Të pranishme në promovim ishin dhe gazetarja Arta Marku dhe botuesja Irena Toçi. A.K./TemA

Lini një Përgjigje