MKAM: Ikona “Mandili i Krishtit” tashmë e restauruar

14 Nëntor 2024, 17:31Kulturë TEMA
MKAM: Ikona “Mandili i Krishtit” tashmë e restauruar

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, njoftoi se ka përfunduar procesi i restaurimit dhe konservimit në ikonën “Mandili i Krishtit”.

Ikona është me origjinë nga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë.

“Mandili i Krishtit” është pjesë e studimit, bashkëpunimit dhe marrëveshjes midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik, Tiranë në kuadër të projektit “Hartografimi dhe Dokumentimi i Zonave Arkeologjike. Lubonjë-KORÇË”.

Kjo ikonë është një nga 7 ikonat që aktualisht janë në proçes konsolidimi dhe restaurimi, në laboratorin e këtij muzeu./atsh/

1 Komente

  1. ΑΩ

    IKONAT E ORTHODHOKSEVE,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje