Botim i ri nga "Pika Pa Sipërfaqe", Damiano Aliaj vjen me librin për Henri Bergsonin

15 Nëntor 2024, 09:40Kulturë TEMA
Botim i ri nga "Pika Pa Sipërfaqe", Damiano Aliaj vjen me librin

Del këto ditë në Panairin e Librit, e më pas në librari, “Intuita dhe jeta: Aktualizime në filozofinë e Henri Bergsonit”, nga Damiano Aliaj.

Henri Bergson është një nga filozofët më të shquar të traditës perëndimore. Me një sërë idesh novatore, ai shënoi fillimin e shekullit të kaluar. Bergson solli një perspektivë të re për çështjet e kohës, hapësirës, jetës dhe materies.

Filozofia e tij shquhet për theksin te njohja intuitive, duke propozuar një vendosje në rrjedhën e jetës si mënyra më autentike e të qenit dhe e të njohurit. Mendimi i Bergsonit është një burim i pasur për kërkimin filozofik, i hapur ndaj aktualizimit dhe interpretimit.

Ky libër ndjek linjat kryesore të mendimit bergsonian, duke nxjerrë në pah idetë e tij për jetën, mendjen dhe kozmologjinë, si pjesë e një filozofie e që shmang dogmatizmin dhe lejon shumësi interpretimesh nëpërmjet kapaciteteve virtuale qe ende mbart në vete.

Damiano Aliaj është studiues i filozofisë me interes kërkimor kryesisht në filozofi politike dhe të së drejtës, por këto degëzime nuk i shikon si të ndara përfundimisht nga metafizika. Pikërisht në raportin midis rendit dhe themeleve të tij, natyrës së këtyre të fundit dhe gjenerimit rendues në politikë e drejtësi, vendoset edhe nyja gërshetuese me mendimin ontologjik dhe metafizik shkruan Pika Pa Sipërfaqe.

Lini një Përgjigje