VIDEO/ Ekspozohen për herë të parë dorëshkrimet e Kadaresë, 44 488 faqe shpalosen në Bibliotekën e Kryeministrisë! Krijime që prej moshës 11-vjeçare

15 Nëntor 2024, 10:06Kulturë TEMA
VIDEO/ Ekspozohen për herë të parë dorëshkrimet e

Këto dorëshkrime janë ekspozuar në formën e një instalacioni poliedrik, në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD).

Ekspozita shpalos dorëshkrimet e shkrimtarit shqiptar bashkëkohor më të njohur në botë, Ismail Kadaresë me 44 488 faqe, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës.

Më shumë se 44 mijë dokumente, me dhjetëra publikime, blloqe shënimesh të hedhura gjatë proçesit krijues, një roman i pabotuar, përmbledhje me poezi dhe skiça, në një ekspozitë me dorëshkrimet e Kadaresë.
Romanet dhe dorëshkrimet e hershme:
"Tri shokët" – romani i parë i pabotuar i Kadaresë, shkruar kur ai ishte 11 vjeç.
"Hamleti, prinçi i vështirë" – dorëshkrimi i sprovës letrare që reflekton ndikimin e veprave të Shekspirit në letërsinë e tij.
Dorëshkrimet e romaneve të njohura dhe polemike:
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur" – dorëshkrimi i romanit të parë të Kadaresë, që pati jehonë ndërkombëtare.
"Dimri i vetmisë së madhe"
"Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave"
"Përbindëshi" – tre romane që kanë qenë shumë të diskutuar dhe që mbajnë një ndikim të rëndësishëm në letërsinë moderne.
Dorëshkrime të dramave dhe sprovave letrare:
"Stinë e mërzitshme në Olimp" – një dramë që ndërthur mitin dhe aktualitetin.
"Dantë i pashmangshëm" – një sprovë letrare që eksploron lidhjet mes mitit dhe bashkëkohësisë.
Dorëshkrimet e romaneve që portretizojnë Shqipërinë:
"Prilli i thyer" dhe "Kush e solli Doruntinën" – vepra që përshkruajnë Shqipërinë tradiçionale dhe jetën e saj soçiale.
Romanet që trajtojnë tematika politike dhe totalitarizmin:
"Piramida" dhe "Qorrfermani" – dy romane që ofrojnë alegori të sistemit totalitar.
Dorëshkrimi i librit mbi Kosovën:
"Ra ky mort e u pamë" – një ditar mbi Kosovën, shkruar me një formë të veçantë narrative.
Romanet dhe sprovës letrare mbi Shqipërinë e pasluftës:
"Lulet e ftohta të marsit" dhe "Mosmarrëveshja" – dy vepra që pasqyrojnë Shqipërinë përballë vetes, pas periudhës komuniste..etj

Vajza e Kadaresë Besiana Kadare shprehu mirënjohjen për DPA dhe COD që organizuan ekspozitën në vijim të dhurimit që familja Kadare bëri të këtyre dorëshkrimeve.

“Ndjesi e re t’i shoh këtu pasi jam mësuar t’i shoh nëpër kartona e nëpër dollape. Mundësi që t’i kenë brezat e ardhshme, pasi është si kronikë e rrugëtimit të kombit shqiptar”, u shreh ajo ndërsa ndau një poezi me të pranishmit që e cilësoi si një testament të shkruar herët.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, drejtori i së cilës, Ardit Bido u shpreh se Ismail Kadare ishte një shkrimtar që gjithë veprën e tij ngre lart shqiptarinë.

Ai tha se këto dorëshkrime do të hyjnë në procesin e restaurimit.

“Sapo i morëm këto dokumente ne i dixhitalizuam, brenda një jave, në mënyrë që të garantojmë paprekshmërinë e tyre të mëtejshme. Pas këtij momenti do të hyjmë në procesin e përpunimit tekniko-shkencor, do të hyjmë në procesin e restaurimit e atyre dokumenteve që kanë nevojë të restaurohen”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.

Hapja e ekspozitës u zhvillua në praninë e shumë dashamirësve të shkrimtarit të njohur botërisht, Ismail Kadare, familjarëve të tij por edhe autoriteteve shtetërore.

Lini një Përgjigje